Lidhu me ne

Letersi

9 mesazhe mbi dashurinë, të marra nga romanet e Haruki Murakamit

Ndoshta një nga arsyet pse u dashuruam me faqet dhe tregimet e Haruki Murakamit qëndron në veçantinë e të menduarit dhe mënyrën e tij të trajtimit të jetës. Një veçanti që ne e kemi bërë tonën. Mënyra e tij personale e të parit dhe të menduarit rreth marrëdhënieve bie gjithashtu brenda këtij vizioni të veçantë të botës. Për Murakamin, dashuria përbëhet nga melankolia, pasionet dhe një erotizëm me forcë të madhe shpirtërore.

Kemi përzgjedhur 9 pasazhe për dashurinë të marra nga romanet e tij.

Në romanet e tij, Murakami flet për dashurinë, vetminë, botët që takohen, universet e papajtueshme, librat, kujtesën.

“Të duash dikë nga thellësia e zemrës është gjithësesi një ngushëllim i madh. Edhe nëse jeni vetëm dhe nuk mund të jeni me atë person … ”

(“1Q84”).

“Dy njerëz mund të flenë në të njëjtin shtrat dhe të ndihen vetëm, sapo mbyllin sytë…”

(“Fundi i botës dhe vendi i çudirave”)

“Ajo që ajo kërkonte nuk ishte krahu im, por krahu i dikujt. Ajo që ai kërkonte nuk ishte ngrohtësia ime, por ngrohtësia e dikujt. Unë pothuajse u ndjeva në faj për pushtimin e atij vendi … ”

(“Pylli Norvegjez”)

“E pashë në sytë e saj: ata dukeshin si një pellg i thellë me ujë burimi, nën hijen e një shkëmbi të qetë që asnjë shkulm ere nuk mund ta arrinte …”

(“Në jug të kufirit, në perëndim të diellit”)

“Zemra juaj duket si një lumë i madh i fryrë nga shirat e gjatë. Të gjitha tabelat rrugore u përmbytën dhe u tërhoqën zvarrë në një vend të errët. Ndërkohë që shiu vazhdon të bjerë dhunshëm në lumë. Sa herë që shihni imazhe të përmbytjeve si kjo në lajme, mendoni: Epo, brenda meje është pikërisht kështu … ”

(“Kafka në plazh”)

“Edhe sikur të mos ishim takuar atë ditë, gjithçka do të kishte shkuar në të njëjtën mënyrë. Ne ishim takuar sepse duhej të ndodhte dhe, edhe sikur të mos ishte ajo ditë, herët a vonë me siguri do të ishim takuar diku. Sigurisht që kjo ide nuk bazohej në asgjë, por ishte ajo që ndjeva … ”

(“Pylli Norvegjez”)

“Ajo kishte një sensualitet të aftë për të shqyer butësisht, një nga një, membranat e holla që mbështjellin zemrën e njeriut …”

(“Në jug të kufirit, në perëndim të diellit”)

“Herët a vonë do të takoj një grua diku, do të ndihemi të shtyrë drejt njëri-tjetrit si dy planetë në hapësirë. Pastaj do presim kot një mrekulli, do kalojmë kohë bashkë, do konsumohemi së brendshmi dhe do ndahemi.

Deri kur do të vazhdojë kështu?”

(“Dance Dance Dance”)

“Sa forcë mund të ketë në të vërtetë një zemër e humbur?”

(“Fundi i botës dhe vendi i çudirave”)

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook