Radar
Kush ka më shumë sedër, Lulzim Paci apo Lulzim Basha ?
Lulzim Paci është profesor në një nga gjimnazet në Vushtri, Kosovë.
Ka hapur një profil në Tik Tok dhe ka realizuar një video në banesën e tij ku kërcen një valle me motive kombëtare.
Kjo valle i ka kushtuar një histeri kolektive bullizmi dhe sharjesh.
Nën trysninë e komenteve negative, ky burrë i kish thënë të vëllait se nëse dikush e pyeste se çfarë e kishte, vëllai të deklaronte se e kishte kushëri dhe jo vëlla.
Mirë Lulzim Paci, po me këtë Lulzimin tonë çfarë të bëjmë, që kërcen si ketër degë më degë dhe as nuk skuqet e as nuk nxihet.
