Letersi
Çfarë është mbiemri ? Me cilën pyetje gjendet ?
Mbiemri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që tregon një cilësi apo karakteristikë të emrit.
Përshtatet në numër (mjekët e rinj), gjini (mjekja e re) dhe rasë (mjekun e ri), me emrin me të cilin lidhet.
Mbiemrat ndahen në dy grupe:
•Të nyjshëm;
•Të panyjshëm.
Nyjet tregojnë se mbiemrat janë në rasa të ndryshme.
Mbiemrat kanë gjininë mashkullore e femërore dhe numrin njëjës e shumës.
Formimi i mbiemrit
•Mbiemri në gjuhën shqipe del me formën e njëjësit dhe të shumësit, në varësi të numrit të emrit që përcakton: djalë i vogël –djemtë vegjël.
Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën i në të: i lartë – të lartë.
Shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore formohet:
a) duke ndryshuar nyjën e në të: e kuqe – të kuqe;
b) duke ndryshuar nyjën e në të dhe me mbaresën – a: e larë – të lara.