Lidhu me ne

Mix

5 ushqimet e duhura për pastrimin e organizmit dhe shëndet të mirë

Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit. Prioritete që shpesh herë dhe pa dashur i lëmë edhe pas dore.

Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre objektivave është pastrimi i organizmit në brendësi të tij, një proces që njihet si detoksifikim. Trupi vetë mund të vëjë mekanizmat e tij në punë për t’u vetëpastruar, megjithatë ndonjëherë ka nevojë për ndihmë.

Këtu hyjnë në lojë ushqimet, ato të shëndetshme që janë të pasura me vitamina dhe minerale. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ju vijnë në ndihmë për pastrimin efikas të organizmit.

1. Barishtet e egra
Barishtet e ndryshme, kryesisht ato me shije të hidhur janë efikase kundër gurëve të tëmthit, problemeve me mëlçinë dhe veshkat.

Për shembull, lulerradhiqja është e fuqishme kundër plakjes së parakohshme. Ajo përmirëson tretjen dhe zgjidh problemet me konstipacionin. Barishtet e egra përmbajnë taraksinë, një substancë që forcon imunitetin, rregullon ekuilibrat hormonalë dhe përshpejton rënien në peshë.

Këto barishte janë të pasura me fibër, magnez dhe ujë të cilat janë të domosdoshme për detoksifikimin.

2. Panxhari
Panxhari i jep trupit energji.

Ai pastron gjakun dhe sidomos mëlçinë. Panxhari është shumë efikas kundër gripit dhe të ftohurës, ndaj rekomandohet gjërësisht në stinën e ftohtë. Por panxhari nuk është i vetmi që ju duhet për pastrimin e organizmit.

Bashkë me karrotat dhe kungujt, ato ofrojnë shumë kalium, fibër, mangan dhe folat. Këto substanca shmangin lodhjen, eliminojnë toksinat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

3. Frutat e pyllit
Frutat e pyllit veçanërisht ato Acai dhe Goji janë shumë të pasura me antioksidantë.

Konsumi i tyre rekomandohet krahas boronicave dhe manaferrave për të ushqyer organizmin në nivel qelizor. Frutat e lartpërmendura stimulojnë rënien në peshë, përmirësojnë tretjen dhe i japin trupit gjallëri.

4. Kopra
Kopra ka efekt qetësues për sistemin tretës.

Ajo është e pasur me vitaminë C, fibër dhe antioksidantë.

Kopra zgjidh problemet me fryrjen e stomakut, kontraktimet e tij dhe përmirëson imunitetin.

5. Lëngu i kockave
Lëngu i kockave i pasuruar me barishte, erëza e perime lufton inflamacionin. Ai e furnizon organizmin me vitamina, minerale, elektrolite dhe kolagjen.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix1 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore2 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix2 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Facebook