Lidhu me ne

Radar

Zgjedhjet e 6 marsit/ Nga Shkodra në Durrës, kandidatët e Berishës përballë atyre të Ramës

Zgjedhjet e 6 marsit/ Nga Shkodra në Durrës, kandidatët e

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit të PD-së zyrtarizoi kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Disa ditë më parë ishte Partia Socialiste që vendosi se me kë do të garonte në Durrës, Rrogozhinë, Dibër, Shkodër dhe Vorë.

Ndërsa për Bashkinë Lushnjë nuk kanë përfunduar ende diskutimet dhe pritet që PS ta zyrtarizojë nesër emrin. Ndërkohë Lulzim Basha ende nuk ka bërë me dije zyrtarisht asnjë emër, por ka thënë se konsultimet vazhdojnë.

Në bastionin e demokratëve, Shkodër, Sali Berisha do të garojë me Bardh Spahinë, ndërsa Edi Rama me Majlinda Agoni. Spahia ka mbajtur postin e zv.ministrit të Shëndetësisë, ndërsa Agoni është aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.

Mbëtet për t’u parë nëse demokratët do të arrijnë ta mbajnë Shkodrën, apo përçarja e tyre do të favorizojë socialistët në këtë garë.

Në bashkinë tjetër të madhe, Durrësin, Berisha do të garojë me Ardian Mukën, ndërsa Rama zgjodhi t’i jepte një tjetër shans Emirjana Sakos. Muka është një urbanist dhe pjesë e demokratëve që prej vitit 2007. Ndërsa Sako është aktualisht kryetare e komanduar në Bashkinë Durrës.

PS-ja ende nuk ka një emër për Lushnjën, ndërsa Komisioni i Rithemelimit synon fitoren me juristin Elton Banon, i cili është djali i ish-deputetit të PD-së Ilir Bano.

Ndërkohë në Rrogozhinë, Rama do të garojë me Edison Memollën, ndërsa Berisha me Hekuran Xhanin. Memolla është aktualisht kryetar i komanduar, ndërsa Xhani është me profesion mjek veteriner.

PS kërkon fitorën e Dibrës me Rrahim Spahiu, një emër jo aktiv në politikë me eksperiencë në administratën publike dhe sistemin banker. Ndërsa Berisha do të garojë me arsimtarin Premtim Kryemadhin.

Rama ka zgjedhur një arsimtar për Vorën, Blerim Sherën, ndërsa Berisha do të kandidojë me ekonomistin Lulzim Vrana.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook