Radar
Këlliçi: Basha ka 4 vite që nuk shkel në tokë amerikane, s’dua që PD të përfundojë në parti ambasadash
Ish kreu i FRPD, i pozicionuar tashmë në krah të Sali Berishës, Belind Këlliçi duke komentuar atë se çfarë ambasadorja e shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim tha pas takimit të fundit që pati me kreun e PD Lulzim Basha.
I ftuar në Open, Këlliçi tha se PD rrezikon të përfundojë në parti ambasadash.
Ai shton se kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejt, ndërsa tha se vetë Basha ka 4 vite që nuk shkel në tokë amerikane.
“S’do të doja që PD të përfundonte në parti ambasadash. Kam shumë respekt për SHBA, aleanca me ta është shumë e rëndësishme, po Basha ka 4 vite që nuk shkel në tokë amerikane”, tha Këlliçi.