Lidhu me ne

Mix

Çfarë duhet të hani për ta luftuar kolesterolin e lartë

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.

Sipas kërkimeve shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë eliminimin e indeve ndërlidhëse të kockave.

Një gjë e tillë shkakton osteoartrit, një lloj i veçantë i sëmundjes së artritit që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen.

Çfarë Është Kolesteroli
Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia.

Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.

Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj. Kolesteroli ka ndikim edhe tek imuniteti. Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.

Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.

Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak. Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia. Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen.

Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion. Kolesteroli kontrollohet duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.

Arra543 750x500

Ushqimet Që Ruajnë Ekuilibrat E Kolesterolit Në Gjak

Tërshëra
Ky drith është i pasur me fibër të tretshme, të cilën mund ta gjeni edhe tek mollët, kumbullat dhe dardhat.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, fibra ndihmon organizmin të mos përthithë shumë kolesterol në gjak.

Avokadot
Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura të cilat mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq.

Elbi
Ky drith është shumë i pasur me fibër. Ai mund të gatuhet dhe konsumohet në mënyra të ndryshme dhe aspak të mërzitshme.

Arrat
Arrat ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura, sidomos nëse konsumohen të pagatuara.

Vaji i Ullirit
Ky vaj është një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura dhe acideve yndyrore omega-3 të cilat rrisin nivelin e përthithjes së kalçiumit dhe ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë kockore.

Salmoni
Peshqit si salmon dhe sardelet janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat ulin rrezikun e atakut në zemër./AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar7 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix9 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix9 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix9 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix9 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar9 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix10 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix10 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix10 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook