Radar
Berisha paralajmëron sërish betejë për marrjen e selisë, por pas zgjedhjeve lokale
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Çim Peka Live” në Syri Tv, se beteja për selinë e Partisë Demokratike do të vazhdojë pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit.
“Çdo demokrat e sheh si një logo të burgosur dhe nuk është gjë tjetër veçse një motiv për ta çliruar sa më parë.
Ne betejën dot a vazhdojmë, ju garantoj, revolucioni nuk ndalet.
Por, këto 45 ditë revolucioni përqendrohet tërësisht te vota dhe ne po shkojmë drejt votës.
Ne do t’i rikthehemi, selia është e jona, logoja është e jona”, u shpreh Berisha.