Lidhu me ne

Kryesore

Albana Vokshi: Bashën e kanë braktisur të gjithë. Nuk publikon kandidatët se po pret pazaret e minutës së fundit

Deputetja e PD-së dhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Albana Vokshi, u shpreh se kjo është hera e parë që janë propozuar nga struktura për të përzgjedhur kandidatët për 6 marsin.

E ftuar në RTV Ora, Vokshi tha se përqindja e votave që kanë marrë kandidatët në primare ka qenë mbi 60%, pra këto janë kandidaturat fituese.

Vokshi: Kjo është hera e dytë që janë ushtruar primare, pasi ka pasur edhe në vitin 2000, që i ka bërë sërish Berisha. Kjo është hera e parë që janë propozuar nga struktura dhe që dolën dje duke ushtruar demokracinë e brendshme për të përzgjedhur kandidatët për 6 marsin. Asnjëra nga kandidaturat nuk është propozuar nga Berisha dhe komisioni i rithemelimit duke mos mbajtur asnjë preferencë. Duhet të ishte vetë anëtarësia ajo që do të vendoste. Ndërkohë përqindja e votave që ata kanë marrë ka qenë mbi 60%, pra këto janë kandidaturat fituese.Ne kemi diskutuar nëse duhet të dilnim me kandidatë të pavarur apo me koalicion të përbashkët. Në fakt po shkohet drejt një koalicioni, që ende po negociojmë me gjithë aleatët. Formula do të bëhet shumë shpejt e ditur. Pjesë do të jetë edhe LSI-ja së bashke me parti të tjera, në “Shtëpinë e Lirisë”. Të gjithë aleatët e kanë braktisur Bashën sepse nuk ka pasur një marrëdhënie sinqeriteti me ta.

Deputetja Vokshi shtoi se nga ana e Bashës ka një stepje për kandidaturat e 6 marsit, pasi disa persona e kanë refuzuar kandidimin në këto zgjedhje.

Vokshi: Basha është duke pritur për pazaret prandaj nuk i ka publikuar kandidaturat për 6 marsin, nuk pret anëtarësinë ai. Ka një stepje, dhe mesa di unë që janë disa kandidatë që e kanë refuzuar Bashën p[asi e dinë se janë humbës. Nuk mund të kandidojnë nëse shoqata e bravave është një forcë politike që ka zaptuar selinë dhe logon e PD-së në një grupim interesash rreth Bashës që janë të lidhur ngushtë me Edi Ramën.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook