Lidhu me ne

Radar

Primaret, Berisha në Vaun e Dejës: Kandidatët do japin llogari para qytetarit, s’ka emërime nga lart

Foltorja/ ‘Bashkë do të sjellim shpresën dhe

Teksa në 9 qendra votimi në bashkitë pa kryetarë po vazhdon procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve për primaret e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e 6 Marsit, ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi mbështetësit e tij në Foltoren e radhës në Vaun e Dejës.

Berisha deklaroi se primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve duke theksuar se shumë shpejt me votën e tyre qytetarët do të zgjedhin edhe këshilltarët, deputetët e deri te kryeministri.

“4 muaj më parë premtuam këtë praktikë. U angazhuam para jush se do rikthejmë votën e lirë. Sot ajo po ushtrohet nga mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Me votën tuaj do zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive por edhe këshilltarët e tyre, deputetët tuaj, do zgjidhni në një të ardhme të afërm edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika e emërimeve nga lart.

E zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin. Emërimi do jetë atribut i vullnetit tuaj të lirë për çdo zyrtar që ju përfaqëson ju. Ne besojmë se pa votën e lirë nuk ka liri të vërtetë dhe ju jeni dëshmitarë si këto 8 vite vota e lirë u syrgjenos nga shoqëria shqiptare. PS nga viti 2009 e deri më sot nuk ka bërë asnjë votim të lirë në gjirin e saj. Votoi në vitin 2009 që të mos votohej më për kryetarin”, tha Berisha.

Ai tha se Basha mashtroi qytetarët duke deklaruar se në një sallë me 1958 karrige ka marrë 5004 vota.  “PD e drejtuar nga Lulzim Brava degradoi në atë shkallë që tejkalon e imagjinatën e Garcia Maruqezit. Para kamerave u tha shqiptarëve se aty ku ishin, 1958 karrige janë ulur 5004 delegatë me 5004  vota.

Sot PD duke vendosur primaret i jep fund kësaj situate tmerrësisht të papranueshme. Korruptive dhe totalitare. Rikthen te anëtarësia e saj votën e lirë. Rikthen dinjitetin e tyre. Njeriu që nuk voton i lirë e ka dinjitetin e shkelmuar. Dhe ju këtë nuk e meritoni. Nuk do respektonte votën e lirë të shqiptarëve në rast se nuk respekton votën e anëtarëve të saj”, deklaroi ai.

Ish-kreu demokrat theksoi se ata që do zgjedhin qytetarët do japin llogari vetëm para tyre dhe jo para kryetarit.

“Ne do kalojmë nga përfaqësuesit e kryetarit te përfaqësuesit e qytetarit. Ata që do zgjidhni do japin llogari vetëm para jush. Kjo rrugë e drejtë asnjë pasuri më të madhe nuk ka një komb, se pasuritë e lirisë. Përpiqemi të kthejmë lirinë në një vend që ka potenciale natyrore më shumë se çdo vend tjetër në botë. Shqipëria është vend i begatë. Ajo kërkon vetëm një gjë. Lirinë dhe të drejtat e qytetarëve të saj.

8 vite nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria u kthye në protektorat të krimit. Në diktaturë droge dhe korrupsioni, në një shtet që shtyp egërsisht qytetarët e saj. Të shkojmë pak te nënë Liza që donte të flijohej për votën e saj familjare. Sepse një shtet barbar pa moral dhe ligj e njofton sot për nesër se do të prish shtëpinë. Në çdo vend qeveritë dhe shtetet bëjnë plane, prishin banesa, hapin rrugë. Ndërtojmë blloqe të reja. Të gjitha këto bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk mund të shkosh si pushtues i egër”, u shpreh Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook