Radar
Berisha: Portin e Durrësit e ka marrë Rama dhe Basha, presidenti i EMAAR është mashtrues
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama kreun e PD-së, Lulzim Basha, teksa i akuzon se janë përfshirë në “aferën më të madhe” të Portit të Durrësit.
Sipas Berishës, Rama dhe Basha janë pas projektit 800 mijë hektarë për ndërtimin e portit turistik në durrës dhe komplekseve hoteliere. Berisha po ashtu, e quan kreun e ‘EMAAR Group’, Mohamed Ali Alabbar, si një “mashtrues”. Berisha tha se Alabbar ka premtuar investime prej 3 miliard euro në buzën e lumit Sava në Beograd, por pas shumë vitesh ka investuar vetëm 24 milion euro.
Pjesë nga deklarata e Berishës gjatë “foltores” në Vaun e Dejës:
Sot për të marrë një vendim gjykate ti duhet të presësh 10 vite, dhe në qoftë se kërkon ta afrosh, duhet të paguash qimet e kokës. Sot janë qindra dosje, që nuk happen dot nga prokurorë, se nuk ka prokurorë, unë nuk u dal zot prokurorëve se është bërë seleksionim partiak. Javë pas jave dalin nga paraburgimet vrasës, trafikantë…
Goditja më e rëndë e këtyre 8 viteve ishte goditja e pluralizmit. Edi Rama arriti të marrë peng Lulzim Bravën, arriti ta marrë peng me afera korruptive. 800 mijë metra katrorë në portin e Durrësit, i janë dhënë gjoja një arabi. I cili në një aspekt është një biznesmen i madh shumë, por në një aspekt tjetër kaq i madh si mashtrues. Ai ka marrë buzën e Savës në Beograd, për të investuar 3 miliard euro, ka investuar pas 6 vitesh 24 milion euro. E vërteta është që Portin e Durrësit e ka marrë Rama me Bravën.