Lidhu me ne

Kryesore

Berisha i mëshon primareve nga foltorja e radhës: Në PD kandidatët për kryeministër, deputetë dhe kryebashkiakë do i vendosë anëtarësia

PD e drejtuar nga Lulzim Brava degradoi në atë shkallë që tejkalon edhe imagjinatën e Franc Kafkës apo Garancia Markezit. Para kamerave, televizioneve i thotë shqiptarëve se aty ku janë, aty ku ishin 1950 e ca karrige janë ulur 5004 delegatë.

Nga foltorja e radhës në Vaun e Dejës. Sali Berisha tha se primaret që po zhvillohen në 6 bashkitë që janë pa kryetar janë një hap përpara dhe një premtim i mbajtur.

Sipas Berishës, në PD shumë shpejt do të ekzistojë parimi që anëtarët kanë të drejtë të votojnë për kryetarët e partisë, degëve, kryebashkiakët dhe deputetët.

“Sot në 6 bashki anëtaret dhe anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre kandidatin apo kandidaten për qytetarë të parë për këto bashki. Mendoj se kjo është një arritje e madhe. 4 muaj më parë ne e premtuam këtë praktikë. Ne u zotuam se do të kthejmë votën e lirë. Ajo po ushtrohet nga mijëra mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhësve të përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën që ju do të zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, por anëtarët e këshillëve, deputetët tuaj dhe do të zgjidhni në një të ardhme të afërt edhe kryeministrit tuaj. Ne besojmë se pa votën e lirë s’ka liri të vërtetë. Ju jeni dëshmitarë se si në këto vite vota e lirë u syrgjynos nga shoqëria shqiptare. PS, nga viti 2009 që më sot nuk ka bërë votim të lirë në gjirin e saj. Votuan 2009 që të mos votohej më për kryetarin. PD e drejtuar nga Lulzim Brava degradoi në atë shkallë që tejkalon edhe imagjinatën e Franc Kafkës apo Garancia Markezit. Para kamerave, televizioneve i thotë shqiptarëve se aty ku janë, aty ku ishin 1950 e ca karrige janë ulur 5004 delegatë. Sot PD duke vendosur primaret i jep fund kësaj situate tmerrësisht të pa pranueshme korruptive dhe totalitare.

Rikthen te anëtarësia e saj votën e lirë. Në të vërtetë rikthen dinjitetin e tyre. Njeriu që nuk voton i lirë ka dinjitetin e shkelmuar dhe ju këtë nuk e meritoni kurrë. Njeriu që nuk voton i lirë ndërgjegjen e tij e ka të imponuar për të besuar apo pranuar atë që i dikton bosi i tij tashmë i larguar nga vlerat e lirisë. Kurrë PD, nuk do të respektonte votën e lirë nëse nuk respekton votën e anëtarëve të saj. Kurrë PD nuk do të ishte një forcë e tillë politike demokratike, nëse nuk respekton votën e lirë të anëtarëve të saj. Ju garantoj se kjo arritje është në hapat e parë. Anëtarët e PD do të zgjedhin kryetarin e partisë, kryetarin e bashkisë dhe deputetin. Kjo rrugë e drejtë, asnjë pasuri më të madhe një komb nuk ka se sa pasurinë e lirisë. Ne po përpiqemi të kthejnë lirinë në një vend që ka potenciale natyrore ndoshta më së shumti se asnjë vend tjetër në botë. Shqipëria kërkon lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. 8 vite me një sundim narkoshteti. Në çdo vend shtetet bëjnë plane, prishin banesa, hapin rrugë, ndërtojnë blloqe të reja, port ë gjitha këto bëhen duke respektuar ligjet dhe të drejtat e qytetarëve. Nuk mund t’i shkosh si pushtues të egër tjetrit për t’i prish shtëpinë, kur je i detyruar t’i garantosh strehimin. Këta s’kanë moral e shpirt, këta mendojnë vetëm për pasurinë e tyre.

Sot, organizatat kriminale marrin vendime në parlament, në qeveri, vendosin në rrugë, port, e vendosin kudo. Të gjitha këto kanë bërë që Shqipëria e cila me mundim të madh ia doli të ngjitej e të kishte rrogën mesatare më të lartë në rajon e të zbresë sot me rrogën mesatare më të ulët në rajon. Kjo ndodh sepse paratë vidhen nga qeveritarët. Në 8 vite s’kemi bërë asnjë hap përpara Bashkimit Evropian. Edi Rama me një urrejtje ndaj demokracisë arriti të marrë peng Lulzim Bravën. Arriti ta marrë peng me afera korruptive”, tha Berisha. 

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook