Lidhu me ne

Radar

Avokati i gjithditur Ngjela: Rama i tmerruar nga rritja e madhe e Bashës, mirë bën që ka frikë! Të presim…

Tej e Këtej – Tpz.al

Avokati i ditur Ngjela: Rama i tmerruar nga rritja e madhe e Bashës,Spartak Ngjela dhe portreti i tij i varur në mur

Në këto ditë të tmerrshme të infektimit masiv mbarë popullor dhe në këtë situatë, kur gjetja e folësve dhe komentatorëve të politikës është shumë e vështirë, për shkak të sëmundjes gjithëpërfshirëse, është një njeri, që as sëmuret, as lodhet, as trishtohet, as dorëzohet, as sheh, as dëgjon, por veç pjerdh!
Ky është zëdhënësi i Departamentit të Shtetit dhe FBI-së bashkë, për rajonin e Ballkanit, avokati përtej i ditur dhe i ndriçuar, Spartak Ngjela. 

Pasi ka ndjekur intervistën e kryeministrit Rama, te zonja Eni, avokati ka mbërritur në konkluzione tmerrësisht të thella.

Konkluzioni kryesor, që ka tronditur të madh e të vogël, sipas avokatit, është që Lulzim Basha ka një rritje të paimagjinueshme dhe Edi Rama është i tmerruar nga kjo rritje.

Dhe ka të drejtë të jetë i trembur, – thekson avokati i ditur. Rritja e Bashës, si likujdues i Sali Berishës e ka shqetësuar Ramën se; kjo rritje e vijueshme e Bashës e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti…

Pasi e lexoi këtë status, Luli ynë që tani fle ditë e natë në seli, së pari ia nisi ambasadores Yuri Kim dhe së dyti, Patrikut të zyrës së shtypit, që t’i japë një shpërndarje në adresat fallco të Lulit dhe Kunatit.

PS. Për t’u njohur më gjerësisht, thellësisht dhe gjatësisht, me mendimet e vyera të avokatit më të ditur të këtyre anëve, në të gjitha kohët, ju lutemi lexojeni statusin e tij të plotë!

SPARTAK NGJELA:

Rama mbrëmë në bisedim në Top Chanel, nuk e mbajti dot veten: ishte i trembur shumë nga Lulzim Basha.

Dhe ka të drejtë të jetë i trembur: rritja e Bashës, si likuidues i Sali Berishës, e ka shqetësuar Ramën se; kjo rritje e vijueshme e Bashës, e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Kjo është ajo që pritet.

Le ta shohim situatën ditë pas dite…

MË TEPËR

Sport18 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix18 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix20 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix20 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix20 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix20 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix20 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix20 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet20 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore20 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook