Lidhu me ne

Mix

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç. Historia e supermodeles së parë në botë, Gia Carangi

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Gia Carangi mishëroi botën e modës në fund të viteve shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë. Bukuria e saj mbizotëruese, por edhe vdekja e parakohshme pas komplikimeve nga SIDA kontribuan në krijimin e një miti. Gia Carangi lindi në Filadelfia më 29 janar 1960, si sot 62 vjet më parë. Ajo ishte fëmija i tretë i Joseph Carangi dhe Kathleen Adams. Babai ishte menaxher i një restoranti, i lindur nga emigrantë italianë, nëna shtëpiake, me origjinë irlandeze dhe uellsiane. Kur Gia ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç, nëna e saj braktisi shtëpinë, e lodhur nga episodet e vazhdueshme të dhunës në familje, edhe falë një lidhjeje jashtëmartesore, që përfundoi në rimartesë një vit më vonë.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Tashmë e brishtë dhe e paqëndrueshme emocionalisht, ajo ra shpejt pre e drogës. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç takoi Sharon, një bjonde 21-vjeçare, e cila u bë dashuria e saj e parë. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, jeta e saj pësoi një pikë kthese të destinuar për të ndryshuar fatin e saj përgjithmonë: në një klub bukuroshja Gia Carangi u vu re nga një fotograf i afërt me agjenten e famshme Wilhelmina Cooper, e cila, sapo e portofolin e deshi menjëherë për të bashkëpunuar.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Gia Carangi e jetoi hapur homoseksualitetin e saj.

Në vitin 1983, modelja u largua përgjithmonë nga Nju Jorku dhe vendosi të nisë një proces detoksifikimi, të cilin, megjithatë, nuk e përfundoi. Gia Carangi vdiq në moshën 26-vjeçare. Askush nga bota e modës nuk ishte i pranishëm në ceremoni dhe lajmi për vdekjen e saj u bë publik vetëm pak muaj më vonë.

Zbulimi

Gia Carangi ishte 16 vjeç kur fotografi Maurice Tannenbaum e vuri re duke kërcyer në një klub në qytetin e saj të lindjes.

Seti i parë

Dy muaj më vonë, Gia Carangi mbërrin në Manhattan dhe në nëntor pozon për Vogue, Yves Saint Laurent dhe Calvin Klein.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Supermodelja e parë

Në dy vitet në vijim Gia Carangi u bë ‘supermodelja’ e parë në botë.

Humbja e Wilhelmina

Në vitin 1980, në kulmin e popullaritetit të Gia Carangi, ëilhelmina vdiq në moshën 40 vjeçare nga kanceri i mushkërive. Gia u zhyt në dëshpërim dhe gjeti ngushëllim tek heroina.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Detoksifikimi

U përpoq të detoksikohej në moshën 23-vjeçare. Nëna e saj e kthen në Filadelfia, ku nis procesin. Supermodelja e Dior dhe Armani nisi të punonte si shitëse në një dyqan xhinsesh, derisa iu kthye shpejt drogës.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.

Vdekja

Në qershor të vitit 1986 u shtrua në Spitalin e Përgjithshëm ëarminster në Pensilvani me pneumoni në të dy anët. Disa ditë më vonë erdhi diagnoza më e rëndë, Gia Carangi ishte infektuar me virusin HIV. Më 18 nëntor 1986 vdiq në spitalin e Filadelfisë.

Nga lidhja e dashurisë, tek infektimi me HIV dhe vdekja 26 vjeç.
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore1 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar1 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix2 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet2 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore6 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix6 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix6 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook