Kryesore
Floriana Garo i përgjigjet Bashës për Primaret: Koha kur paguhej haraçi te Lulzim Brava ka mbaruar!
Pas miratimit të kandidaturave që do të votohen nesër në primare, për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, Komisioni i Rithemelimit ka bërë një deklaratë për mediat.
Drejtorja e Komunikimit, Floriana Garo shprehet se demokratët do të përfaqësohen në 6 mars me kandidatët që kanë përzgjedhur me votë dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama.
Deklarata:
Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit sot ka respektuar vullnetin dhe iniciativen e figurave te Partise Demokratike per te kandiduar.
Neser do te jene demokratet qe per here te pare do kene mundesi te zgjedhin vete kandidatet e tyre permes parimit nje anetare nje vote!
Koha kur kandidatet blinin te drejten e kandidimit duke paguar haraçin tek Lulzim Brava ka marre fund.
Ne zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit, demokratet do te perfaqesohen te lire dhe me dinjitet me kandidatet qe kane perzgjedhur vete dhe jo me kukullat e marra peng nga Edi Rama!
Neser votojme kandidatet e fitores dhe opozites se vertete!
Vetem te bashkuar do sjellim shprese dhe fitore!