Lidhu me ne

Mix

A duhet të provoni një hollues të ri gjaku?

Unë kam marrë ilacin warfarinë për të holluar gjakun  për disa vjet. Unë e di se ka lloje të reja të holluesve të gjakut, por kam dëgjuar se ato kanë anët e këqija.

A duhet të vazhdoj me warfarin apo duhet të provoj një hollues të ri ?Ja çfarë duhet të dini.

Disa gjendje mjekësore çojnë në mpiksje gjaku. Më e zakonshmja është ritmi i parregullt i zemrës i quajtur fibrilacioni atrial. Rreth 20% e të gjitha goditjeve në tru janë shkaktuar nga mpiksjet që rezultojnë nga fibrilacioni atrial – zakonisht për shkak të trajtimit joadekuat me hollues të gjakut.

Që nga viti 1954, warfarin ka qenë në dispozicion për të zvogëluar rrezikun e mpiksjes së gjakut. Funksionon: zvogëlon rrezikun e goditjeve në tru me rreth 60%. Por warfarin është larg nga një ilaç i përsosur.

Rrit rrezikun e gjakderdhjes madhore. Kjo kërkon teste të shpeshta të gjakut dhe rregullime të dozës për të siguruar që gjaku të “hollohet” vetëm sa për të parandaluar mpiksjen e padëshiruar, por jo aq shumë sa të mos mund të mpikset kur ju duhet. Warfarin gjithashtu bashkëvepron me shumë ilaçe të tjera dhe me ushqime. Këto ndërveprime mund të rrisin rrezikun e mpiksjes ose gjakderdhjes së rëndë. Ka antidote kur gjakderdhja rezulton nga shumë warfarin. Disa gjakderdhje kurohen shpejt; të tjerët, të tilla si ato që trajtohen me vitamin K, marrin më shumë kohë për të vepruar.

Që nga viti 2010, katër hollues të rinj të gjakut janë bërë të disponueshëm. Ata kanë përparësitë e mëposhtme, krahasuar me warfarinën:

  • janë të paktën po aq efektive në zvogëlimin e mpiksjes (dhe goditjet e shkaktuara nga mpiksja)
  • zvogëlojnë rrezikun e gjakderdhjes në tru
  • nuk kërkojnë testime të rregullta të gjakut dhe rregullime të dozës.

Ata gjithashtu kanë pasur disa disavantazhe.

Disa rrisin rrezikun e gjakderdhjes së rëndë  gastrointestinale krahasuar me warfarinën.

Deri kohët e fundit, nuk kishte antidot për të ndaluar ose ngadalësuar episodin e rrallë por të vërtetë të gjakderdhjes.

Në vitin 2015 një antidot u miratua për njërin nga katër ilaçet e reja, dhe antidotët për të tjerët janë në fazat e vona të testimit. Një tjetër disavantazh i barnave të reja është se efekti i tyre nuk zgjat për aq kohë sa ai i warfarin: nëse harroni një dozë të një dite, rreziku për mpiksje kthehet më shpejt. Një pengesë përfundimtare është kostoja: ilaçet e reja ju kushtojnë rreth 30 herë më shumë sesa warfarin.

Njerëzit  që fillojnë hollimin e gjakut për herë të parë , marrin një nga ilaçet më të reja – duke supozuar se mund t’i përballojnë ato. Po për njerëzit, të cilët kanë marrë warfarin për shumë kohë.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve në ëarfarin kanë ditë kur ata janë në rrezik më të madh për mpiksje ose gjakderdhje sesa do të tregojë testimi i rastit i gjakut.

Që nga koha kur studim u botua, është arritur në përfundimin se edhe njerëzit që kanë përdorur ëarfarin për një kohë të gjatë me sukses të dukshëm, duhet të konsiderojnë kalimin në një nga holluesit e rinj të gjakut.

Holluesit e rinj të gjakut kanë pro dhe kundër. Pyete mjekun nëse është mirë  ta ndërrosh.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook