Lidhu me ne

Mix

12 gjëra që ju bëjnë një partnere të keqe

12 gjëra që ju bëjnë një partnere të keqe

Një listë e gjërave më të këqija që mund të bëni në shtrat,

ose anti-guida e atyre që duan të bëhen bomba seksi.

1. Keni ngecur në rutinë

Nuk flasim këtu për alarmin që bie çdo ditë në të njëjtën orë dhe shijen tuaj për çajin jeshil, por për rutinën seksuale, plot me gjëra të përdorura dhe ripërdorura që paralizon pak marëdhëniet tuaja. E merr gjithmonë ai nismën, fillon gjithmonë me duart dhe përfundon gjithmonë në të njëjtin pozicion? Pak rëndësi ka se kush bën çfarë i pari, e rëndësishme është ta befasoni tjetrin dhe të ndryshoni mekanizmin që sjell kënaqësinë. Për shembull, provoni të bëni dashuri në një vend tjetër përveç shtratit.

Image result for pse beheni partnere te keqij

2. Keni komplekse për trupin tuaj

Rregulla numër një: Kurrë mos tërhiqni vëmendjen e një djali mbi një nga pjesët e trupit për të cilat keni kompleks. E parë, ka 90% shanse që ai të mos e ketë vënë re dhe 10% të tjerët nuk e kanë problem. Atëherë, mos e fusni veten në telashe, sepse, duke urryer dhjamin e barkut, të pasmet e mëdha dhe gjoksin që nuk sfidon më ligjin e rëndesës dhe duke folur vetëm për këtë, do ta ktheni në fiksim. Me kalimin e kohës do të bindni edhe partnerin dhe, duke menduar shumë për trupin tuaj, do të harroni të tijin. Gjithë kjo situatë nuk është fare seksi.

3. Ju mungon spontaniteti

Ju i keni lejuar atij vetëm dy-tre gjëra për të bërë, me kufinj të përcaktuar qartë dhe ai duhet të bëjë si të bëjë me to. Ju nuk rrezikoni kurrë dhe gjithmonë bëni dashuri njësoj. Në vend që të përqëndroheni tek ajo që ai bën, përqëndrohuni më mirë tek ndjesitë që ju sjell.

4. Nuk ju pëlqen intimiteti

Juve nuk ju pëlqen të rrini lakuriq para tij, të bëni dush së bashku, të rrini lakuriq në shtrat… Megjithatë, pa këto detaje të vogla që i japin më shumë shije aktit në vetevete, dashuria fizike duket e vakët.

5. Nuk e pranoni kënaqësinë tuaj

Megjithëse jeni gati të bëni shumë gjëra në shtrat për të, futeni në panik kur vjen fjala për ju. Pranojeni se edhe ju keni të drejtë të kënaqeni dhe thuajani partnerit se nuk e arrini dot orgazmën për pesë minuta, çfarëdo gjëje të bëjë ai…

6. Keni frikë mos shqetësohen fqinjët

Eshtë qesharake, lëreni veten të lirë, bërtisni e gërthisni, le të dridhen muret. Kështu partneri juaj do të jetë më i kënaqur dhe i eksituar. Në rastin më të keq, ata do t’ju fusin një pusullë poshtë derës në mëngjes. Fqinjët do ta merrin veten shpejt, ju gjithashtu.

7. Shqetësimet e përditshme i merrni me vete ne shtrat

Kjo është ideja më e keqe në botë, të sjellësh në shtrat shqetësimet e ditës. Konsiderojeni dhomën e gjumit si një tempull të shenjtë të kënaqësisë suaj, intimitetit, seksualitetit. Nuk bëhet fjalë ta fusni stresin nën mbulesa si një gjarpër të shpifur dhe të largoheni nga partneri. E kuptojmë që është e vështirë për t’u realizuar, por pak më e lehtë kur ke besim tek dëshira e tjetrit.

8. Ju bëni si yll deti

Me një fjalë ju qëndroni pasive, pa bërë asgjë dhe prisni gjithçka nga tjetri. Kush është ai që do të bëjë dashuri me dikë që nuk bën asnjë përpjekje? Baza e marëdhënies seksuale janë dy qenie që kanë rënë dakort për këtë, atëherë pak përpjekje, psherëtima dhe lëvizje për të treguar pranimin tuaj janë të domosdoshme dhe të vlerësuara nga tjetri.

9. Jeni maniake

Ç’të themi për këtë? Veshjet e hedhura andej-këtej nuk mblidhen dhe rregullohen para se të vijë mëngjesi, të paktën. E njëjta gjë vlen edhe për çarçafët, që nuk ia vlen t’i ndërroni çdo ditë. Kjo vlen edhe për ata ose ato që vrapojnë të bëjnë dush pasi kanë bërë seks, menjëherë pas orgazmës, para se të kesh kohë të thuash uf. Duket sikur seksi ua shpif, ndërkohë, Vudi Alen thoshte: «A ështëë i pistë seksi? Vetëm kur e bën mirë».

10. Jeni shumë brutale

Këtu kemi për të thënë vetëm një fjalë: Obobo!

1q. Ju bëni seks vetëm me raste

Për Krishtlindje, Vit të Ri, ditëlindje, ovulim, kur nuk i keni fëmijët në shtëpi…Çfarë ka mbetur? Shihni kalendarin dhe mendoni se çdo ditë ka shenjtin dhe festën e saj. Nuk po ju themi të bëni marrëdhënie çdo ditë, por ta bëni çdo ditë një festë sensuale. Edhe nëse nuk kaloni në veprim, ju bën mirë të flirtoni.

12. Jeni e dashuruar me veten tuaj

Keni shansin të jeni një modele, me trup prej nimfe dhe fytyrë ëngjëllore. Megjithatë, kur bëni dashuri, ju i kushtoni vëmendje veç vetes dhe llogarisni çdo gjest dhe çdo përkulje për të qenë në majë të bukurisë dhe seks-apilit tuaj. Kjo është jo vetëm fallco, si një foto në Instagram, por dyshojmë nëse e arrini vërtet orgazmën. E dimë të gjithë, një partnere e mirë është thjesht një vajzë që di dhe të marrë dhe japë kënaqësi.

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix10 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar10 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar10 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore16 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix16 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook