Sport
Statujë në nder të legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij!

Dy vite pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të yllit të Los Angeles Lakes, Kobe Bryant dhe të bijës Gianna, në vendin e aksidentit tragjik është vendosur një statujë në Calabasas, Kaliforni, në nder të të dyve.

Statuja, e krijuar nga skulptori Dan Medina, tregon Kobe Bryant me uniformën e tij të Lakers dhe të Giannas, e cila gjithashtu ka veshur një uniformë basketbolli, teksa në dorë mban me një top.

Këtë të mërkurë u mbushën dy vjet nga rrëzimi i helikopterit, i cili u përcaktua nga hetuesit se ishte shkaktuar nga çorientimi i pilotit për shkak të kushteve të mjegullës.

“Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat qëndrojnë përgjithmonë! Në këtë aksident ajrorë humbën jetën edhe 7 persona të tjerë, emrat e të cilëve janë gdhendur po ashtu në këtë statujë”, shkroi skulptori Dan Medina.


