Lidhu me ne

Radar

Rama i beson zëdhënësit ‘ministrinë e propagandës’, Endri Fuga në krye të Agjencisë për Media dhe Informim

Rama i beson zëdhënësit ‘ministrinë e

Ngritja e Agjencisë për Media dhe Informim ushoqërua me mjaft polemika, pasi organizatat e lirisë së shprehjes, gazetarë dhe punonjës të tjerë të medias, e krahasuan me një ‘ministri propagande’.

Në krye të agjencisë, kryeministri Rama ka vendosur zëdhënësin e tij, Endri Fugën. Emërimi është firmosur një ditë pas vendimit të qeverisë për krijimin e agjencisë. Ndërsa e kontaktuar nga BIRN, kryeministria e ka konfirmuar me një përgjigje zyrtare.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, z. Endri Fuga, është emëruar me Urdhër të Kryeministrit nr.96, datë 29.9.2021 “Për emërim në detyrë”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Kujtojmë se bazuar në VKM, struktura synon centralizimin e marrëdhënieve të qeverisë me publikun. Agjencia parashikohet të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, detyrë kjo që bëhej nga ministritë përkatëse.

Në dorën e agjencisë do të jenë edhe konferencat për shtyp të të gjithë ministrave. “Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,” thuhet në vendim.

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t’i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie.

“Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën,” thuhet në deklaratën e firmosur nga Artikulli 19, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Free Press Unlimited.

Komisioni Evropian po ashtu ngriti shqetësimin e lirisë së medias në progres-raportin e fundit, kur  theksohej se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara për sa i përket lirisë së shprehjes.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook