Radar
Dështimi i takimeve të Bashës/ Zëvendëson demokratët me fëmijë e patronazhistë
Lulzim Basha, i shkarkuar me referendumin e 18 dhjetorit nga demokratët, ka nisur një tur nëpër rrethe.
I braktisur nga demokratët po përpiqet të mbushë sallat me patronazhistë apo me ç’të mundë, pa kursyer këtu edhe fëmijët.
Një situatë e tillë është parë edhe në takimin e Korçës, ku kanë qenë të pranishëm edhe të mitur, ndërsa Basha në qendër të sallës që betohet e përbetohet se e ardhmja është me të.
Zhgënjimi që u ka lënë Lulzim Basha demokratëve me humbjet e një pas njëshme ka bërë që takimet e tij të dështojnë dhe asnjë nga demokratët e vërtetë të mos i shkojë në aktivitetet e tij, duke i zëvendësuar me fëmijë apo patronazhistë dhe ish G 99-sha, për të krijuar imazhin e një prezence të madhe mbështetësish.