Lidhu me ne

Gatime

Si të gatuajmë shëndetshëm për fëmijët ?

SKEMA E USHQIMIT DITOR PER FEMIJE NGA 1 – 12VJEC

SASIA E REKOMANDUAR E RACIONEVE DITORE TE USHQIMIT

Ushqimi ne vitet e pare te jetes

Pas vitit te pare te jetes, ritmi i rritjes ulet dhe si pasoje oreksi nuk eshte me njesoj, dicka qe nuk duhet ti shqetesoje prinderit. Femijet shfaqin me pak interes per ushqimin. Ndodh shpesh qe ushqime te preferuara me pare, te refuzohen ose te kerkohet vazhdimisht i njejti ushqim. Kjo sjellje mund te jete shenje e nje “merzitie” me ushqimin e zakonshem. Prinderit shqetesohen me sjelljen – deri diku acaruese te femijeve karshi ushqimit. “Betejat” per kontrollin mbi ushqimin jane te kota; ju nuk mund te detyroni nje femije te haje me zor. Mbani mend, kjo periudhe eshte kalimtare.
Detyra e prinderve eshte te vendose nje regjim me orare te rregullta te 5-6 vakteve dhe te ofroje pjata me perberje ushqyese. Detyra e femijes eshte te konsumoje ushqimin sipas preferences dhe oreksit te tij. Pra, prindi vendos mbi orarin dhe llojin e ushqimit, si dhe ka per detyre te kufizoje sjellje te demshme. Eshte mire qe ata te ofrojne larmi duke perfshire edhe ushqimet e preferuara te femijes se tyre ne pjate.

Rekomandimet e sasise ditore te racioneve ushqimore per femijet e moshes nga 1 – 12vjec

Mosha 1-3 vjec

Drithra

Buke: ½ fete
Oriz, makarona, patate: ¼ -1/2 filxhan*
Drithra si tershere, kuinoa, elb: ¼ – ½ filxhan
Pete byreku, pite, kulac: 20gr
Trahana: 1 luge te madhe

Perime

Te gatuara ose pure: 2-4 luge te medha
Te pagatuara: disa copeza (jo te forta), nese femija mundet te bluaje mire

Fruta

Te plota: banane, molle, pjeshke, etj: ½ -1 te vogel, ne rast se femija bluan mire
Komposto: 2-4 luge te medha
Leng: jo me shume se 90-120ml

Qumesht & nenprodukte

Qumesht, kos: 60 – 120ml
Djathe: 20gr

Mish, peshk, shpend, veze

Mish, pule, peshk: 30 – 60gr
Veze: ½ – 1
Gjalpe kikiriku ose bajamesh: 1 luge te madhe
Fasule te gatuara:4-5 luge (thjerrza, fasule, qiqra).
*Ne kete moshe duhet ber shume kujdes me ushqime ne forme kokrrash si fasulet, kikiriket, qiqrat, bajamet, lajthite, qershite, pasi perbejne rrezik mbytjeje.

Mosha 4-6vjec

Drithra

Buke: 1 fete
Oriz, makarona, patate: ½ filxhan
Drithra si tershere, kuinoa, elb: ½ filxhan
Pete byreku, pite, kulac: 30gr
Trahana: 1 luge te madhe

Perime

Te gatuara ose pure: 3-4 luge te medha
Te pagatuara: disa copeza

Fruta

Te plota: banane, molle, pjeshke: ½ – 1 te vogel
Komposto, pure: 4 – 8 luge te medha
Leng: 120ml

Qumesht & nenprodukte

Qumesht, kos: ½ – ¾ filxhan
Djathe: 30gr

Mish, peshk, shpend, veze

Mish, pule, peshk: 30- 60gr
Veze: 1 – 2
Gjalpe kikiriku ose bajamesh: 2 luge te medha
Fasule te gatuara: 4-8 luge (thjerrza, fasule, qiqra).

Mosha 7 – 12vjec

Drithra

Buke: 1 fete
Oriz, makarona, patate: ½ filxhan
Drithra si tershere, kuinoa, elb: ½ filxhan
Pete byreku, pite, kulac: 30gr
Trahana: 1 luge te madhe

Perime

Te gatuara ose pure: ½ filxhan
Te pagatuara: ½ – 1 filxhan

Fruta

Te plota: banane, molle, pjeshke: 1 – 2 te vogla
Komposto: 8 luge te medha
Leng: jo me shume se 150ml

Qumesht & nenprodukte

Qumesht, kos: 1 kupe
Djathe: 45gr

Mish, peshk, shpend, veze

Mish, pule, peshk: 60gr
Veze: 1 – 2*
Gjalpe kikiriku ose bajamesh: 2 luge te medha
Fasule te gatuara: 1 filxhan (thjerrza, fasule, qiqra).

Keshilla

  • Perfshini drithra te plote dhe nenproduktet e tyre si buke me krunde, makarona dhe oriz kaf.
  • Perfshini te pakten 1 racion zarzavat gjethor jeshil si spinaqi, rukola, pazia, sallata jeshile, ose 1 racion zarzavat te verdhe si kungulli dimeror, karrotat, patatja e embel. Kjo, per te siguruar vitaminen A, e domosdoshme per shikimin e femijeve.
  • Perfshini te pakten 1 burim te mire vitamin C nga frutat ose perimet si specat e kuq, agrumet, kivi, domatet, luleshtrydhet, brokoli.

*Konsumi i perditshem i vezes rekomndaohet gjeresisht per faktin se vezet jane nje burim i nje shumellojshmerie dhe sasie te madhe lendesh ushqyese te cmuara, ne raport me kalorite qe permban. Ajo permban nutriente vecanerisht te nevojshem per rritjen dhe sidomos per trurin e femijeve. Femijet qe vuajne nga hiperkolesterolemia familjare duhet te konsultohen me specialistin per keshillim me te personalizuar mbi konsumin e vezeve.

*filxhani i referohet atij te cajit me vellim = 120ml

*Kjo skeme eshte orientuese, ajo mund te mos jete e pershtatshme per te gjithe femijet, sidomos ata qe mund te vuajne nga patologji te ndryshme.

Kjo skeme eshte e modifikuar me rekomandimet e rifreskuara shkencore, te botuara ne manualin e dietologjise “Krause – Food & The Nutrition Care Process”, botim i 14-e, Elsevier 2017

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook