Lidhu me ne

Mix

Sa kalori ka një sufllaqe ?

A e dini se sa kalori ka Bureku,Pica dhe Hamburgeri

Ushqimet që më së shpeshti i përdorim si ushqim i shpejtë janë Bureku, Pizza, Qoftet dhe Hamburgeri.

Bureku i cili pregaditet prej petëve të holla ka një sasi të madhe të yndyrërave, e cila në shikim të parë edhe nuk duken. Një porcion i burekur me djathë dhe një jogurt me përqidnje të madhe të yndyrës ka 1200 kcal, çka është sasia komplet ditore e një personi që mban dietë të reduktuar dhe ka 50% më shumë energji se sa kërkesat e një njeriu gjatë ditës. Me këso dy lloj ushqime në ditë ju do të plotësoni kërkesat e juaja ditore për energji, mirëpo nuk keni plotsuar as 20% të materieve tjera esenciale që i duhen njeriut për zhvillim normal si vitaminat, mineralet, fibrat, proteinat).

Pizza ka diçka më pak kalori nëse hani një ose dy copa. Pjesa të cilën e konsumoni duhet të ketë sa më pak djath, me shumë këpurdha dhe perime. Kjo copë  do të përmbajë 500 kcal kurse ajo me yndyrë 700 kcal. Nëse ju hani një pizzë me keçap me pije të gazuar, po thuaj se e keni plotsuar nevojën ditore për energji për tërë ditën.

Hamburgeri është ushqimi më i preferuar që përdoret si ushqim i shpejtë. Një porcion me pomfrit dhe me pije të gazuar paraqet një bombë energjke të pasur me sheqer, yndyrëra si dhe kripë. Ky lloj ushqimi në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë i përditshëm pasi përmban më shumë se 1000 kcal dhe teprica e saj me siguri se shëndrrohet në yndyrëra gjegjësisht në dhjam.

Të gjitha këto ndikojnë në çrregullimin e shëndetit tonë duke rritur nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit duke shkaktuar arteriosklerozë, rritje të tensionit të gjakut si dhe një varg sëmundjesh tjera

Ushqimet e ambalazhuara shpesh i konsumojmë në mënyrë të pavëmendshme, ndërsa jemi duke ecur, duke ngarë makinën, apo duke parë një film dhe as nuk i llogarisim, por për të hequr kaloritë e tyre na duhet shumë punë. Ja sa konkretisht:

Cheerios dhe qumësht

Janë shumë të shijshme rrathët e vegjël të ëmbël që hidhen në qumësht, por edhe kalorikë. Për të djegur 150 kaloritë që merr nga një tas me Cheerios në qumësht të skremuar duhet që të ecësh 35 minuta me ritëm atë mëngjes.

Coca Cola, një kanaçe. 55 minuta ecje

Një kanaçe klasike 500 ml Coca Cola normale kërkon një ecje ritmike prej gati një ore për të mos u depozituar në trup. Gjatë 55 minutave mund të harxhosh 240 kalori, aq sa përmban kanaçja e Cola-s.

Sanduiç me mish, 2 h vrap

Një sanduiç me mish dhe salca është shumë kalorik dhe pse ti nuk i reziston dot. Për të djegur kaloritë e tij që shkojnë deri në 500 duhet të vraposh 2 orë.

Patatina Lay’s, 15 patatina

Ndërsa fut dorën 15 herë në ambalazhin e patatinave ke grumbulluar 160 kalori që mund t’i djegësh me 2 minuta hedhje në litar.

Pica pikante, një copë

Është e shijshme pica pikante nuk ke ç’thua! Por për të djegur një copë picë duhet të ngasësh biçikletën për 30 minuta, dhe jo ngadalë sepse në të ka 324 kalori.

Çokollatë, katër pllaka

Nëse i dorëzohesh tundimit të një çokollate me qumësht, merr 210 kalori. Ato digjen plotësisht pasi vrapon 52 minuta.

Një kapuçino i madh me shllak

Sado i bukur dhe tundues të jetë, është edhe më keq sesa një kanaçe Coca-Cola. Ka plot 380 kalori që digjen vetëm pas 40 minutash not.

Një akullore

Për të djegur 392 kaloritë e tundimit më të madh të verës duhet të bësh punë shtëpie për 1 orë e 15 minuta.

Një copë tortë ditëlindjeje

Dikush ka ditëlindjen? Sapo të ka kushtuar 20 minuta pistë në palestër copa e tortës.

Një cupcake 

Ëmbëlsira më e bukur e pastiçerisë të kushton plot një orë vrap.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook