Radar
Audio-përgjimi i Veliajt, Berisha: Super skandal! Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegël të partisë së krimit
Një super skandal e ka cilësuar ish kryeministri Sali Berisha audio-përgjimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) gjatë një takimi me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, teksa ka përdorur një fjalor të papërshtatshëm.
Berisha shkruan në një postim në Facebook se Veliaj konfirmoi me këtë audio-përgjim SPAK-un si vegël të partisë në pushtet.
Reagimi i Berishës:
Super Skandal!
Nje pergjim qe ben autopsine e narkoshtetit!
Kreu i Meduzes se bashku me Olsin kerkon te marre nen kontroll edhe FSHF dhe te vendos pushtetin absolut!
Lal plehu konfirmon SPAK-un si vegel te partise se krimit!
Nga pergjimi del se Lal Plehu ne mbledhje perdori nje fjalor te ndyre prej halabaku!
Miq, mediat publikuan nje pergjim te nje takimi te fshehte, te zhvilluar dje te Lal Plehut ne te cilin ai ka pohuar me gojen e vet para anetareve te shoqates se futbollit “Tirana” se e kontrollon ai drejtesine dhe prokurorinë speciale SPAK. Ne takim ai deklaron:
‘Jo UEFA e FIFA te zbrese, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi te zbresin nuk e ndalin dot luften time. Une do te bej çdo gje per t’ia nxire jeten ketyre me prokurori e SPAK. Tani edhe ne rastse duam te terhiqemi nuk terhiqemi dot sepse nuk terhiqen agjensite qe jane vene ne livizje, prokuroria eshte vene ne levizje’, – thote mes te tjerash Veliaj, qe implikon veten edhe me rende, duke u shprehur si me poshte:
“Futbolli eshte i vetmi ishull qe na ka mbetur pa vene nen kontroll.”
Ne vazhdim pergjimi nxjerre te gjithe fjalorin e ndyre prej rrugaci ordiner qe perdor ne takim Lal Plehut:
“Po mir mer Sul (i drejtohet ish-futbollistit dhe ish-trajnerit te mirenjohur, Sulejman Mema, i cili eshte aktualisht kryetar i Shoqates Rajonale të Futbollit Tirane), qe qesh me mu tani, po si ka mundesi qe jua ka marre dinjitetin, jua ka marre burrerine, si mund t’i presi robi k*qet dhe te sillesh si rrote k***, duke qene çun futbolli tere jeten?” – thote Lal Plehu, qytetari i pare ne fakt horri i pare me kollaro i Tiranes.