Kioske
“Kau nuk bëhet mbret duke hyrë në pallat, por pallati bëhet stallë”

“Kau nuk bëhet mbret duke hyrë në pallat, por pallati bëhet stallë”- Gazetarja turke arrestohet pas proverbit që u pa si fyerje ndaj Erdoganit.
Mirëpo ky krahasim i qëndron fiks si kostum “brioni” kryeministrit Rama që qeverisjen e ka bërë stallë. Propaganda në mandatin e 3të është bërë si silazh lopësh që përtypet e ripërtypet në qindra media pranë qeverisë.
Në vitin e 9të të qeverisjes, Edi Rama po ecën me marshin e parë, me frena dore ngritur sepse oligarkët kanë kapur shtetin për fyti, kriminelët kanë marrë në dorë timonin.
Era brenda zyrave të shtetit është kutërbuese. Zhuli ka zënë ligjet e pazbatura. Pluhuri ka zënë dosjet e SPAK.
Pallati i Shqipërisë është bërë një disko e madhe, ku kokaina është me tonelata dhe kuçkat lëvizin me targa MB.
Kush mundet ikën, kush smundet mbyll veshët me tamponin e privatit.
