Lidhu me ne

Kryesore

Kam pa nji burrë sot tuj kja…


-A erdhe bijë nga puna ?

-Po mam …
-Herët sot bijë . S’më dukesh bash mirë .

A t’dhemb diçka ?
-M’dhemb i tan shpirti mam …
Kam pas ftohtë sot në shpirt .
Rrugës tuj ardh m’kanë ngri lotët kur kam pa nji burrë tuj kja …

Ngashërima e tij mam ngjason me zanin e Jobit t’pervujtun e t’përulun.
– Paj bij ,Zotit i kjofshim fal ! Ç’ka e bani kēt burrë me kja kaq rrëngjethshëm?

– E bani njeriu mam e jo djalli …Ose ma sakt i bje se e bani njeriu me zemer djalli …
E bani nji armat mam qi duheshin me ken n’anen e tij e me i dorzu uniformat .

E ban bijtë e besës së thyme të shqipes e cila valvitet ende krenare mbi flamur. A ban vllezërit,djemt e bijat e tij ,të cilët e zhveshën nga çdo dinjitet njerëzor ,e pamëshirë mam e lanë n’qiell t’lirë pa pyetur se ku do i flenë fëmijët…

– Ehu bre bija jeme ,në kyt t’ftohtë as hasmi s’lihet jasht … Kuku për ne ,maza më keq u prish bota .

Zoti e ndihmoft at burrë e at familje ! Zoti i dhashtë dhjetfishin si Jobit!
– Amen !
-Eja bij e lutemi së bashku ! Lutja e të drejtit bje n’vesh t’Zotit …

-Mos asht shurdhue Zoti mam?
-Shuj bija jeme ! Shuj …
Synit t’diellit e synit t’Zotit nuk i shpëton gja .

E aj za burri qi ka kja me ngashërima sot ka lëkund kolonat e Përtejbotës . E nji ushtri engjijsh asht ma e fort se nji armat njeriu…
Tash bij ngrohu n’lutje!

Marinela Sela

Dt 19/01/2022

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Letersi12 minuta më herët

“Ç’ke në xhep, t’i marrin hop; ç’ke në tru, s’ti marrin dot”, 40 fjalë të urta shqiptare

Dy burra mund ta prishin kuvendin: njëri që di dhe nuk flet dhe tjetri që s’di dhe flet. Nuk sheh...

Kioske16 minuta më herët

Në këtë vend Arroganca është sport kombëtar

Lutfi Dervishi  Është një vend Ku njerëzit janë: Arrogant në ecje Arrogant në sjellje Arrogant në komunikim Arrogant në vjedhje...

Radar19 minuta më herët

Po kur te “arrestohen” të gjithë?

Lutfi Dervishi  Po kur te “arrestohen” të gjithë? Një sqarim për portalet që arrestuan sot një aktor Policia të ndalon...

Mix3 orë më herët

Seks për herë të parë? Ja çfarë duhet të dish!

Nëse po mendon të bësh seks për herë të parë, është krejtësisht normale të ndihesh pak nervoz/e, por edhe i/e...

Mix3 orë më herët

Çfarë thoshte dikur Parashqevi Simaku për ish burrin, Robertin, mbiemrin e të cilit e mban akoma

Në historinë e ditëve të fundit të Parashqevi Simakut ka dalë në skenë edhe ish bashkëshorti i saj amerikan që...

Mix3 orë më herët

Google zbulon termat më të kërkuar për vitin 2024

Sipas raportit të Vitit nga Google, bota po shfletonte në internet për lajme rreth zgjedhjeve në SHBA, versionet më të...

Kryesore3 orë më herët

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE

Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe...

Radar3 orë më herët

VIDEO/ Gjendet Parashqevi Simaku: Do qëndrojë 3 javë në hotel, pastaj do vendosë bashkë me familjarët

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me...

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Facebook