Lidhu me ne

Mix

E dini pse ndiheni të lodhur gjithë ditën?!

Po afron vjeshta dhe ne mund të ndihemi të lodhur, për shkak të ndryshimit të klimës. Ndonjëherë çuditeni me veten, sepse ju duket sikur jeni të lodhur gjatë gjithë kohës. Është koha të korrigjoni ato që bëni gabim dhe të përmirësoni gjendjen tuaj. Lodhja në mungesë të sëmundjeve, vjen prej disa shkaqeve, si :

Nuk flini mjaftueshëm gjumë:

Mungesa e “ngopjes” me gjumë bën që hormoni melatoninë (i konsideruar hormoni i gjumit) të jetë i lartë edhe gjatë ditës duke iu shtuar dëshirën për gjumë. Është koha të shtoni pak orarin e gjumit dhe të reduktoni një aktivitet tjetër të ditës suaj për t’ia shtuar ato orë gjumit.

Nuk hani mëngjes:

Gjatë gjumit ne eliminojmë toksinat e ndryshme nga organizmi dhe në mënyrë që të ushqejmë metabolizmin tonë me lëndët e nevojshme, duhet të konsumojmë mëngjesin. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ndoshta nga mungesa e kohës mund të mos kemi mundësi të hamë rregullisht çdo vakt, por kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ngrënia e vaktit të mëngjesit.

Nuk merrni mjaftueshëm rreze dielli:

Vitamina D që sintetizohet në diell ndikon në hormonin e gjumit, melatoninës. Mungesa e saj çon në mbisekretim të melatoninës, e cila shton lodhjen dhe dëshirën për gjumë, ndaj qëndroni pak më gjatë në diell. Keni mungesë të theksuar të hekurit, e cila çon në uljen e veprimtarisë së sistemit imunitar dhe në mungesë të përqendrimit. Është koha të ushqeheni me vezë, arra, bimë bishtajore etj. që janë të pasura me hekur.

Përdorni shumë smartphonët gjatë ditës

Ky është një ndër shkaktarët më të mëdhenj të lodhjes së syve dhe trurit për shkak të emetimit të dritës blu nga celularët. Është bërë i pashmangshëm përdorimi i tyre në ditët e sotme, por që duhet të reduktoni kohën e qëndrimit përpara celularëve tuaj për të mos u ndjerë të lodhur.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook