Radar
I angazhuar me PS me 25 Prill/ Mjeku që sulmoi Berishën në takimin e Bashës
Një mjek me emrin Simon Puta, ka sulmuar ashpër Sali Berishen me fyerje në takimin e Lulzim Bashës sot në Durrës.
Po kush është Simon Puta?
Zoti Puta në zgjedhjet e fundit ka qëndruar gjatë gjithë kohës afër drejtuesit të PS në Durrës Ard Çela dhe ka kontribuar në fushatën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit në Durrës.
Nuk ka më asnjë dyshim se sallat e Bashës po mbushen më së shumti nga militantë të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.
Ndërkohë punonjësit e deputetit biznesmen të Bashës, Flamur Hoxha janë dërguar nga Kamza me autobus për takimin e Bashës.
Flamur Hoxha duhet theksuar se është një biznesmen të cilit i janë dhënë mijëra metra katrorë për ndërtim në kohën e Bashkisë Tiranë kur drejtohej nga Lulzim Basha.