Radar
A është afër fundi i pandemisë COVID-19?/ Ja çfarë thotë epidemiologu Alimehmeti
Parashikimet për pandeminë globale të Covid 19, duket se janë pozitive.
Epidemiologët kanë artikuluar vazhdimisht se ardhja e pranverës do të sjellë fundin e fazës emergjente.
Një gjë të tillë e ka pohuar dhe mjeku epidemiolog Alimehmeti.
“Në fazën ku jemi, referuar kurbës së ‘Omicron’, i ngjajmë Britanisë së Madhe në dhjetor të vitit të shkuar”, ka thënë ai për mediat.
“Omicron” ka një cikël që zgjat 6 javë, që do të thotë, fillimi marsit, pra në pranverë do shikojmë fundin e fazës akute të pandemisë. Aktualisht në vend qarkullojnë “Delta dhe “Omicron”, ka shtuar më tej ai.