Lidhu me ne

Kryesore

Skënder Bruçaj, turp i protokollit të shtetit shqiptar, inaugurimi i xhamisë i ngjante më shumë një aktiviteti politik

“Turp për shtetin shqiptar”, Komuniteti Mysliman përgjigje

Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, komentoi për VOA mosprezencën e përfaqësuesve të KMSH-së në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Bruçaj u shpreh se mungesa e përfaqësuesve të KMSH-së në inaugurim ishte ishte një akti i shëmtuar dhe një turp për protokollin e shtetit shqiptar.

Ish kreu i KMSH theksoi gjithashtu se inaugurimi i xhamisë i ngjante më shumë një aktiviteti politik të partisë së presidentit Erdogan, sesa një aktivitet fetar për inaugurimin e një objekti kulti.

“Me thënë të drejtën çdo shqiptar është mirënjohës ndaj Turqisë për ndihmën e dhënë dhe investimet e bëra. Fakti që në inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, nuk ishte prezent asnjë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman është një akt i shëmtuar. Unë them që është një turp i protokollit të shtetit shqiptar.

Unë besoj se më në vështirësi është ndjerë zoti Edi Rama, se imagjinojeni si një shtëpi, që të vjen një mysafir që të ka ndihmuar dhe ti do ta sejdisësh mirë, po ai ka shumë huqe dhe teka dhe ti e toleron që mysafirin ta përcjellësh.

Më mirë që s’ka qenë prezent Komuniteti Myslim pasi inaugurim xhamie nuk ishte ajo, ishte më tepër një miting politik i organizuar nga partia e Erdoganit, mënyra si të ftuarit kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia dhe gjithçka. Është për të ardhur keq që një simbolikë fetare, siç është inaugurimi i xhamisë përdoret për axhendën politike të një shteti të huaj”, tha Bruçaj.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook