Lidhu me ne

Mix

Probleme me ciklin menstrual?!

Përveçse mund të shkaktojë pagjumësi, ëndrra të çuditshme, dhimbje koke, ankth dhe depresion, stresi nga pandemia e COVID-19 gjithashtu mund të ndikojë në ciklin menstrual të grave dhe vajzave – duke sjellë vonesa ose edhe mungesa të periodave.

“Dihet se në rrethana stresuese, ka shumë të ngjarë të shihni ndryshime në ciklin menstrual. Gjatë kësaj periudhe po marr mesazhe nga pacientët që më thonë se kanë shumë probleme me ciklin e tyre,” -thotë Leah Millheiser, drejtoreshë e Programit të Mjekësisë Seksuale në Stanford Health Care, për Allure.

Ndërsa ekspertët thonë se ndryshimet e përkohshme, të shkaktuara nga stresi, janë relativisht të zakonshme, por është e rëndësishme të kontrolloheni nga një mjek nëse këto ndryshime vazhdojnë.

Cikli menstrual është një tregues i shëndetit të gjithë trupit. Por kur keni arsye të shqetësoheni dhe çfarë ndodh në të vërtetë kur stresi ndryshon ciklin tuaj?

Fillimisht cili është një cikël “i rregullt”?

Sipas mjekëve të intervistuar nga Allure, kohëzgjatja normale e ciklit menstrual mund të ndryshojë nga personi në person, por zakonisht është midis 21-35 ditësh.

Disa njerëz kanë ndryshime çdo muaj, por vonesat deri në shtatë ditë mund të jenë normale. Shqetësuese është kur një person ka një cikël normal dhe befas periodat fillojnë t’i vijnë çdo gjashtë javë ose çdo tre muaj. Në këtë rast duhet të konsultoheni patjetër me mjekun tuaj.

Si e ndryshon stresi një cikël menstrual?

Gjatë periudhës së pandemisë, gratë dhe vajzat mund të vërejnë vonesa periodash, ose gjakderdhje mes cikleve. Stresi emocional i shkaktuar nga pandemia mund t’i nxisë këto ndryshime.

Arsyeja pse stresi ndikon në ciklin menstrual mund të ketë të bëjë me hormonet. Stresi bën që niveli i kortizolit të rritet, gjë që mund të ndikojë në ciklin hormonal, që është përgjegjës për ovulimin dhe peroidat te vajzat dhe gratë.

Megjithatë vonesat në cikël mund të jenë gjithashtu një shenjë e sindromës së vezores policistike, çrregullimeve të tiroides ose gjendrave endokrine etj. Prandaj për të zbuluar shkakun e saktë konsultohuni me mjekun.

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Meloni, Macron apo Orbán: Kush do të jetë udhëheqësi i ri i Evropës?

Cilin duhet të telefonojë Trump në Evropë, kur të ketë shpërthyer një krizë? Meloni, Macron dhe Orban / Gjatë darkës...

Aktualitet1 ditë më herët

Shteti ra në Shkodër!

Flamur Vezaj Policia dështoi përsëri për të parandaluar një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Këtu nuk dështoi vetëm...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump shkund çdo gjë. Elon Musk merr emërimin, Pete Hegseth te Mbrojtja, Ratclife te CIA

Pete Hegseth do të jetë Sekretari i Mbrojtjes në administratën Trump. Hegseth vjen nga karriera ushtarake dhe së fundmi drejtonte...

Radar2 ditë më herët

Dorëhiqet kreu i Kishës Anglikane, Justin Welby

Kryepeshkopi i Canterburry, Justin Welby, ka dhënë dorëheqjen nga posti, për shkak sipas tij “të trishtimit pas dështimit për të...

Mix2 ditë më herët

6 rregulla për të rënë në peshë shpejt dhe shëndetshëm

Mjekët thonë se në shumicën e rasteve, për të humbur peshë, mjafton një normalizim diete. Ushqimi i shëndetshëm dhe konsumi...

Mix2 ditë më herët

Këto janë ushqimet më të mira për një dietë pa gluten

Nëse keni hequr dorë nga drithërat e plota për shkak të intolerancës nga gluteni, zgjidhja nuk janë vetëm ato biskotat...

Mix2 ditë më herët

8 rregulla të thjeshta, për të humbur në peshë!

Kjo listë nuk është një magji e cila mund t’ju dobësojë, por padyshim që do ju drejtojë në rrugën e...

Mix2 ditë më herët

5 mënyra sesi ta shfrytëzoni limonin për të humbur në peshë

5 kombinime të mira me limon, do ju ndihmojnë se tepërmi për të humbur peshë pa e kuptuar. Ato veprojnë...

Mix2 ditë më herët

6 truke si të hash më pak

Edhe pse në pamje të parë duket e vështirë, përmes disa trukeve është e mundur që ne të hamë më...

Mix2 ditë më herët

Këto 12 ushqime kanë aq shumë fibra sa do t’ju mbajnë të ngopur për orë të tëra

Të gjithë dëshirojnë të ndihen të ngopur për orë të tëra pasi të hanë drekën dhe të mos ndihen të...

Facebook