Lidhu me ne

Mix

Nishanet e bardhë– Përse shfaqen, si t’i eliminoni

Më kalimin e moshës, në trupin e njeriut shfaqen disa nishane që kanë ngjyrë të bardhë ose të njëjtë me atë të lëkurës.

Këto nishane janë të hollë në rrënjë dhe më pas zmadhohen në sipërfaqe. Ato janë shumë të ngjashëm me lëkurën dhe shfaqen në zona ku ka fërkim të shpeshtë siç janë qafa, poshtë krahëve, rreth syve.

Përse shfaqen këto nishane?

Sipas burimeve profesionale nishanet mund të jenë gjenetikë por mund të shfaqen edhe tek persona të tjerë.

Fërkimi – siç ndodh në rastin e poshtë krahëve apo qafës – mund të shkaktojë rritjen e tyre me kalimin e kohës. Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e tyre është edhe shtimi në peshë, shtatzënia dhe diabeti.

A janë të rrezikshme këto nishane ?

Në përgjithësi, nishanet nuk janë as të rrezikshëm as të dhimbshëm siç ndodh në rastin e nishaneve kancerozë. Por në disa raste ato mund të infektohen, dhe kërkojnë ndihmën e mjekut për trajtime.

Si mund të hiqen nishanet e bardhë?

Këto nishane njësoj si të gjithë nishanet e tjera nuk duhen ngacmuar. Prandaj këshillohet që të mos i kruani apo të mundoheni t’i shkulni në shtëpi. Nëse ata ju krijojnë shqetësime ne ju këshillojme që të konsultoheni tek mjeku dermatolog. Një mjek i tillë arrin të kuptojë nëse këto nishane janë problematikë dhe kanë nevojë për një trajtim më serioz.

Nëse vini re që lëkura rreth nishanit është e kuqe apo me një ngjyrë të errët, është e nevojshme që të shkoni tek mjeku. Në momentin që kuptoni se nishani ka nisur të ndryshojë apo të zmadhohet lini një takim me dermatologun. Në këtë mënyrë ju mund të parandaloni një situatë akoma dhe më serioze dhe më të rrezikshme për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi.

Dermatologu mund të vendosë për heqjen e nishaneve dhe më pas të kryejë një analizë më të hollësishme të tij për të përjashtuar mundësinë e një mase kancerogjene.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix6 orë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix7 orë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix8 orë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix8 orë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix8 orë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar10 orë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar11 orë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore11 orë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Mix11 orë më herët

Makaronat dhe rënia nga pesha – ndihmojnë apo përkeqësojnë procesin?

Hapi i parë që marrin njerëzit që duan të humbasin kilogramët e tepërt, është kufizimi apo heqja dorë nga karbohidratet,...

Facebook