Lidhu me ne

Radar

Kosi me fekale nga “Gjirofarm”/ AKU i bllokon produktet, kompania e njofton si “problem teknik”

Kosi me fekale nga "Gjirofarm"/ AKU i bllokon produktet, kompania e

Kos me fekale tregtohej lirisht çdo ditë në marketet dhe supermarketet e vendit. Konsumatori pa vetëdije blinte dhe përdorte një produkt, që rrezikonte shëndetin e tij, në një kohë që autoritetet preferonin të ‘heshtnin’.

Bëhet fjalë, për produktet e një nga kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, kompania “Gjirofarm”.

Fillimisht, skandali i publikuar nuk tërhoqi vëmendje. Edhe pas publikimit, nuk pati asnjë reagim nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Disa ditë më vonë, AKU njoftoi konsumatorët se “produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u kostatuan me vlerë mbi normën e lejuar të Ngarkesës së Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter.”

Produktet e konstatuara me përmbajtje “enterobakteri” të hedhura në treg, janë tërhequr. Ndërsa AKU bllokoi linjën e prodhimit të kosit dhe salcës së kosit, si edhe sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim.

“AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë”, thuhet në njoftimin për konsumatorët.

Marketet dhe supermarketet që tregtonin prouktetet e kosit nga “Gjirofarm”, të cilat rezultuan me përmbajtje të “enterobakterit”, filluan tërheqjen e tyre nga tregu.

Kompania që deri në publikimin e skandalit kishte heshtur, vendosi të reagojë pas njoftimit të bërë nga AKU. Të cilësuara si ‘analiza rutinë’ të produkteve, kompania njoftoi se ishte një problem teknik në linjën e prodhimit, duke mos dhënë detaje nëse kishte apo jo të bënte me ekzistencën e një bakteri në kos.

“Teknikët tanë sigurojnë se brenda 6 ditësh do të kthehemi në treg me një produkt të sigurt si më parë me standardet më të larta. Falenderojmë çdo market që reagoi në kohë dhe bashkëpunoi me të gjithë agjentët tanë në terren për heqjen nga raftet e tyre të produkteve të mësipërme”, thuhet më tej në njoftimin e kompanisë.

Kosi me fekale nga "Gjirofarm"/ AKU i bllokon produktet, kompania e

Skandali i kosit me fekale mori vëmendjen sot edhe në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Ishte deputeti demorat Helidon Bushati, i cili iu drejtua ministres së Bujqësisë Frida Krifca, duke e pyetur lidhur me përgjegjësinë e saj dhe mungesën e transparencës nga ana e AKU-së, për kosin që rrezikonte shëndetin e konsumatorëve.

“Ka dalë në media një problematikë që lidhet me kosin,  i cili ka rezultuar me fekale. Kos që secili prej nesh e konsumon. Dhe ka pasur një transaprencë nga ana e AKU-së për masat e marra. Ju mbani përgjegjësi dhe pse është kjo mungesë transparence për këtë element që prek shëndetin e të gjithë shqiptarëve?”, tha Bushati.

Ministrja Krifca mohoi që të ketë pasur mungesë transaprence nga ana e AKU-së, duke theksuar se menjëherë pas njoftimit autoriteti ka marrë masa për tërheqjen e prodkutit.

“AKU si asnjëherë tjetër ka infirmuar në kohë, në respekt të procedurave dhe ligjit, për riskun. E kanë marrë vesh nga AKU. Atë që ju cituat e cituat nga faqja e AKU. Është tërhequr produkti kur është bërë njoftimi”, tha Krifca në komision.

Por çfarë është i ashtuquajturi “enterobakter” që u konstatua në kosin e kompanisë?

Enterobakteret kanë si habitatin e tyre natyror sistemin tretës të kafshëve, kryesisht zorrët. Prandaj edhe kanë marrë emrin “entero-zorrë” nga greqishtja e lashtë.

Ata janë të kudondodhur në natyrë; prania e tyre në zorrët e kafshëve bën që të ketë një shpërndarje të tyre të gjerë në tokë, ujë dhe ujërat e zeza. Ato gjenden gjithashtu në bimë.

Tek njerëzit, specie të shumta Enterobakteri njihen si organizma që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë infeksionet e syve dhe lëkurës, meningjitin, baktereminë (infeksion bakterial të gjakut), pneumoni dhe infeksione të traktit urinar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet18 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar19 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar23 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore23 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook