Lidhu me ne

Radar

Joe Biden pyetet pse amerikanët mendojnë se ai nuk është ‘i aftë mendërisht’ (Video)


Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai ‘nuk e ka idenë’ pse një numër në rritje votuesish e shohin atë si të paaftë mendërisht, pasi një sondazh i ri zbuloi se një pjesë e madhe e të anketuarve janë në dyshim për kapacitetin e tij intelektual.

Presidenti u pyet për këtë gjë gjatë një konference për shtyp të mërkurën, me gazetarin e Newsmax, James Rosen, që bëri një pyetje të formuluar me kujdes në lidhje me një sondazh të kryer gjatë fundjavës.

“Do të doja të ngrija një temë delikate, por me respekt të madh për arritjet tuaja të jetës dhe postin e lartë që mbani.” tha Rosen.

“Një sondazh i publikuar këtë mëngjes nga Politico-Morning Consult zbuloi se 49 përqind e votuesve të regjistruar nuk pajtoheshin me deklaratën ‘Joe Biden është i aftë mendërisht’.” – shtoi ai.

Gazetari vijoi se ‘as shumica e demokratëve që u përgjigjën nuk e konfirmuan me forcë atë deklaratë’, ndërsa Biden u përgjigj: “Do t’ju lë të gjithëve të gjykoni nëse kjo është e saktë.”

Megjithatë, Rosen vazhdoi të ushtrojë presion, duke pyetur pse ‘pjesë kaq të mëdha të elektoratit amerikan po ushqejnë shqetësime kaq të thella për aftësinë tuaj mendore’. Biden u përgjigj shkurt: “Nuk e kam idenë.”

Gratë republikane vunë në pikëpyetje gjendjen mendore të Bidenit më shumë se çdo demografi tjetër në sondazh, me 87% që thanë se ato ‘fuqishëm’ ose ‘disi’ nuk pajtohen me deklaratën se ai është i aftë.

Burrat demokratë, ndërkohë, ishin ndër më pak kritikët. Rreth 49% e votuesve të regjistruar thanë gjithashtu se presidenti nuk është ‘i qëndrueshëm’, me 43% të tjerë që deklaruan se ai është ndërsa pjesa tjetër kundërshtoi të përgjigjet.

Burri më i vjetër i betuar ndonjëherë në Zyrën Ovale në moshën 78-vjeçare, Biden është përfshirë nga shqetësime të ngjashme prej disa kohësh. Në fund të vitit të kaluar, një tjetër sondazh i Politico-Morning Consult tregoi se 48% e të anketuarve mendonin se ai ishte i paaftë mendërisht, një rritje e madhe nga vetëm një muaj më parë, kur votuesit thanë se ai ishte i aftë.

MË TEPËR

Aktualitet10 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar11 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar15 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore15 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook