Radar
Zhvatja me kreditë e shpejta/ Erion Braçe publikon interesat marramendëse që paguajnë qytetarët
Deputeti socialist Erion Braçe, ka dhënë alarmin për borxhet e shpejta, që në gjuhën e përditshme njihet si kredi, me të cilat sipas zhvaten qytetarët.
Pas publikimit të Bankës së Shqipërisë të normave efektive maksimale të interesit, për banka, institucione financiare, Braçe ka apeluar qytetarët që të mos gënjehen nga kreditë e shpejtë, pasi do të paguajnë shumë më shumë se ç’marrin.
“Më në fund ka transparencë për borxhet e shpejta. Tak-Fak për 7 minuta si mi do e të tjera janë në dritën e diellit. Banka e Shqipërisë ka publikuar normën efektive maksimale të interesit për banka e institucione financiare ,jo banka, për 6 muajt që nisen.
Per shumat deri në 200 mijë Lekë.
Për borxhin me këste, interesi maksimal është 171.41%
Për overdraft, interesi maksimal është 19.55%
Për kartën e kreditit, interesi maksimal është 27.28%
Për shumat nga 200 mijë deri në 2 milionë lekë
Për borxhin me këste, interesi maksimal është 38.79%
Për overdraft, interesi maksimal është 16.75%
Studentë, bujq apo cilido që i drejtohet borxheve të shpejta
A e kupton tani se pas një flete, një flete të vetme që firmos apo dhjetëra fletëve të një kontrate qëllimisht të komplikuar e që ti nuk e kupton, janë shumë para që do të paguash”, shkruan Braçe në rrjete sociale.
Edhe një herë deputeti socialist ka apeluar qytetarët, që të mendohen mirë para se të firmosin borxhe të tilla.
“Si mi do zemër, si mi do”-“Për 7 minuta” bën që të të vërë poshte borxhi, të punosh për borxhin.
Mos u josh e mos u jep pas reklamës banale për tek borxhet e shpejta. Nuk ua thonë në to këto interesa. Mendohu mirë kur firmos e merr paratë, tani interesat janë publike, bëje vetë llogarinë, kanë rezultuar zhvatje e janë zhvatje”, shkruan Braçe.