Mix
Kujdes! Akulli nëpër lokale vatër infeksionesh
Akulli shoqërues në pijet nëpër lokale ka efekte negative në shëndetin e gjithësecilit. Prania e akullit në gotat e pijeve është një vatër infeksionesh dhe mikrobesh që ne mund ti marrim gjatë konsumimit të pijes apo ujit të hedhur sipër.
Mjekët infeksionistë bëjnë me dije se Hepatiti A është një ndër viruset që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës.
Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, është një ndër faktorët që ndikon në mbartjen e infeksioneve.