Lidhu me ne

Mix

Analizat mjeksore që çdo 50-vjeçar duhet të bëjë

Është e rëndësishme që për të pasur një shëndet të mirë duhet patjetër që të kujdeseni dhe të bëni analizat e duhura mjeksore.

Personat që janë rreth moshës 50-vjeç duhet patjetër të kenë parasysh dhe të bëjnë këto analiza gjaku.

Më poshtë ju do të njiheni me analizat dhe detaje se çfarë përfshijnë këto analiza për shëndetin.

Analizën e gjakut për hepatitin:

Virusi që vret më shumë njerëz se çdo sëmundje tjetër është hepatiti C. Duke qenë se sëmundja e mëlçisë nuk shfaq zakonisht asnjë simptomë, shumë njerëz as nuk e dinë që e kanë këtë virus apo që duhet të testohen për të. Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjes, gati gjysma e 3.5 milionë amerikanëve jetojnë e hepatitin C pa e ditur se janë të infektuar. Nëse lihet pa trajtuar, kjo sëmundje mund të shkaktojë cirrozë apo kancer të mëlçisë. Për të diagnostifikuar sëmundjen duhet të kryeni vetëm një test të thjeshtë gjaku, dhe nëse testi rezulton pozitiv, duhet të trajtoheni sa më shpejtë, para se të virusi të bëhet i rrezikshëm.

Testin e glukozës në gjak për diabetin:

Nëse jeni mbipeshë, keni tension të lartë të gjakut dhe një nga pjesëtarët e familjes suaj është prekur nga diabeti, duhet të kryeni patjetër një test për të matur nivelet e sheqerit në gjak. Personat e moshave nga 40-70 që janë mbipeshë ose obezë duhet patjetër ta kryejnë këtë test, paralajmërojnë ekspertët.

Testin për kolesterolin e lartë:

Të gjithë meshkujt mbi moshën 35 vjeç dhe femrat mbi moshën 45 vjeç duhet të bëjnë masin rregullisht nivelet e kolesterolit, duke qenë se kjo moshë është edhe më e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Numri i saktë i testeve varet sa të shëndetshëm jeni. Nëse e dini se keni kolesterol të lartë dhe trajtoheni me statinë, duhet të kryeni kontrolle njëherë në vit për t’u siguruar që ilapi po funksionon.

“Nëse dikush është i shëndetshëm, nuk ka nevojë që ta bëjë këtë test çdo vit. Nëse nivelet e kolesterolit janë shumë të larta, ose vuani nga një sëmundje tjetër, si diabeti për shembull, i cili rrit rrezikun për t’u prekur nga problemet në zemër, duhet të testoheni patjetër rregullisht”, rekomandon dr. George A. Kuchel , profesor tek “Universiteti Connecticut Center on Aging”.

Analizë gjaku për infeksionet seksualisht të transmetueshme: Nëse po kryeni marrëdhënie seksuale me një partner të ri, me disa partnerë ose nuk përdorni zakonisht masa mbrojtëse, duhet të bëni teste për infeksionet seksualisht të transmetueshme. Duhet të jeni më të hapur me mjekun, dhe t’i tregoni për ndryshimet në aktivitetin tuaj seksual. Edhe pse infeksionet seksualisht të transmetueshme janë të rralla tek moshat mbi 50 vjeç, ato janë në rritje.

Teste për hipotiroidizmin:

“Hipotiroidizmi është një sëmundje e përhapur më shumë tek moshat e vjetra, dhe zakonisht shfaqet me simptoma që janë vështirë të diagnostifikohen”, thotë prof. Kuchel. Prandaj ai rekomandon që këto mosha sidomos të kryejnë kontrolle të herëpashershme të tiroideve

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook