Lidhu me ne

Mix

Po mendoni për një fëmijë në jetën tuaj? Koha ideale për të mbetur shtatzënë

Shtatzania është dhe pjesa më e rëndësishme në bashkëjetesën e një çifti. Ekzistojnë faktorë të ndryshëm në këtë marrëdhënie dhe pse shpesh ne e cilësojmë si një dukuri që nuk është në dorën tonë.

Para se të vendoset që ne jetën tuaj të sillni një fëmijë është e rëndësishme që të mendoni me detaje rritjen e tij.

Mendohet se një në shtatë çifte e kanë shumë të vështirë të mbeten shtatzënë dhe në më shumë se 40 përqind të rasteve, shkaqet janë të pashpjegueshme.

Ndërkohë shkencëtarët kanë zbuluar muajt dhe periudhën specifike të ditës, kur duhet të përpiqesh të mbetesh shtatzënë. Një studim i Spitalit të Universitetit të Zyrihut mbi spermën dhe aktivitetin e saj tregoi disa të dhëna interesante.

Koha më e mirë e ditës për të mbetur shtatzënë. Ata analizuan kampione sperme të mbi 7,000 burrave të moshës 25 deri në 40 vjeç, të cilët po merrnin trajtime mbi fertilitetin. Gjatë analizës ata kërkuan për gjëra të tilla si përqendrimi i spermës, numri i spermatozoidëve, lëvizshmëria progresive dhe morfologjia normale.

Studiuesit zbuluan se spermatozoidët kanë orën e tyre biologjike dhe se janë më aktive në orët e para të mëngjesit. Kampionet e mbledhura herët në mëngjes, përpara orës 07:30, treguan nivelet më të larta të përqendrimit dhe të morfologjisë normale.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Brigitte Leeners e përshkruajti këtë spermë si e cilësisë më të mirë. Ajo tha se mund të përdorej për të përmirësuar fertilitetin natyral.

Pra, nëse po përpiqesh të kesh një fëmijë, mund të marrësh një sy gjumë të mirë gjatë natës dhe të vendosësh alarmin herët për një seks mëngjesi.

Por kjo nuk ishte e gjitha çfarë zbuloi studimi. Rezultatet kanë treguar se kampionet e mbledhura në muajt e pranverës, të marsit, prillit dhe majit kishin një përqendrim më të lartë spermatozoidësh.

Ka një numër mënyrash se si mund të përpiqesh të përmirësosh fertilitetin tënd.

Kjo përfshin të reduktosh sasinë e alkoolit të konsumuar, të hash shumë ushqime organike, duke u kujdesur për peshën, të heqësh dorë nga duhani dhe të pish më shumë ujë.

Ndër të tjera ekspertët rekomandojnë të heqësh dorë nga pilulat kontraceptive gjashtë muaj përpara se të përpiqesh të ngelësh shtatzënë.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske13 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar13 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix13 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix13 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar13 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix13 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske14 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet14 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore14 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook