Radar
Përplasja te ‘5 maji’, Berisha: Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shembjes që pritet të ndodhë ditën e sotme në zonën e 5 Majit në Tiranë.
Berisha ka ndarë pamje nga vendi ku pritet të ndodhin shembjet, aty ku policia ka rrethuar zonën.
Berisha shkruan se duhet ndalur terrori i narkopolicisë ndaj banorëve të cilët duan të mbrojnë banesat e tyre.
“Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat e tyre në Bregun e Lumit!”, shkruan Berisha në Facebook.