Lidhu me ne

Mix

Akne në lëkurë? Zbuloni sekretin e heqjes së tyre

Aknet janë një shqetësim i madh për një pjesë të madhe të njerëzve. Prania e tyre më e shpeshtë është në fytyrë por ndodh që ato të jenë të përhapura dhe në pjesë të tjera të trupit.

Zakonisht përveç fytyrës përhapen në qafë, shpinë dhe shpatulla. Ka një numër të madh kremrash dhe ilaçesh në treg për t’i trajtuar ato, por kërkojnë që të shpenzoni, ndaj ky artikull ju vjen në ndihmë duke ju treguar trajtime natyrale, me përbërës që gjenden lehtësisht në shtëpitë tuaja.

Akulli
Një kub akulli mund të jetë shpëtimi juaj! Ai redukton skuqjet, ënjtjet dhe inflamimin e akneve. Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në zonën e prekur, në shtrëngimin e poreve të lëkurës dhe largimin e papastërtive dhe yndyrës së akumuluar në lëkurë.

Limoni
E kemi stërthënë, por nuk ka artikull për kujdesin ndaj fytyrës që të mos përmendë vlerat dhe efektet e limonit. Vitamina C ushqen lëkurën problematike dhe aciditeti i limonit bën përtharjen e akneve. Aplikoni me një pambuk disa pika limoni në fytyrë dhe lajeni pas 15-20 minutash.

Vaji i pemës së çajit
Ndiqni të njëjtën procedurë si me limonin për ta aplikuar në zonën e lëkurës ku janë shfaqur aknet. Njihet për efektet e saj qetësuese, si dhe për vetitë antibakteriale.

Avull
Metodë efikase dhe pa kosto. Ndihmon në hapjen e poreve dhe pastrimin e tyre nga papastërtitë. Bëjeni të paktën një herë në javë!

Hudhra
Hudhra është një agjent antiviral, antifungal, antiseptik dhe antioksidant që ndihmon në trajtimin e akneve. Për pak çaste lini një thelpi hudhër në zonën e prekur nga aknet dhe më pas shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni trajtimin disa herë në ditë.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë...

Kioske2 orë më herët

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre...

Mix3 orë më herët

Mjaltë dhe limon për një tretje të mirë

Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza...

Mix3 orë më herët

10 THËNIE PËR JETËN DHE KINEMANË | Nga Alejandro Jodorowsky

“Një ditë, dikush më tregoi një gotë me ujë të mbushur përgjysmë dhe më pyeti: ‘A është gota gjysmë plot...

Mix3 orë më herët

Lamtumirë përgjithmonë Val Kilmer! Ndërron jetë papritur ylli i “Top Gun” dhe “Batman”

Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij në filma si “Top Gun” dhe “Batman Forever”, ka ndërruar jetë...

Aktualitet4 orë më herët

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza

Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit,...

Temporal4 orë më herët

Shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes. Ja sa është pasuria e Zamir Manes

Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të Forbes, duke shënuar një moment historik...

Radar4 orë më herët

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale....

Kryesore4 orë më herët

Rusia thotë “Jo”

Rusia i ka thënë “Jo” propozim amerikan për paqen në Ukrainë në formën që ai është paraqitur. Agjencia “Reuters” citon...

Mix21 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Facebook