Lidhu me ne

Sport

FIFA The Best/ Lewandowski lojtari më i mirë i vitit 2021: ja kush i fitoi çmimet e tjerë

Lojtari më i mirë i Vitit është sigurisht ai që pritej, Robert Lewandowski, por asnjë italian (kampion Europe) nuk ka marrë cmim në Fifa The Best. Tekniku Roberto Mancini, në garë për trajnerin më të mirë, është kaluar nga Thomas Tuchel fitues i Champions League me Chelsean, ndërsa edhe Gianluigi Donnarumma (kandidat për portierin më të mirë) përfundon pas Edouard Mendy, po ashtu i Chelsea.

LOJTARI MË I MIRË: ROBERT LEWANDOWSKI
Një revansh i vogël për Robert Lewandowski, i cili pasi pa Topin e Artë t’i ikte nga duart, këtë herë la pas Messin dhe Salah si lojtari më i mirë i vitit 2021. Sulmuesi polak ka thyer rekordin e Gerd Muller me 43 gola në 34 ndeshje të Bundesligës në një vit kalendarik.

LOJTARJA MË E MIRË: ALEXIA PUTELLAS
Alexia Putellas, ylli i Barcelonës dhe Spanjës, është lojtarja më e mirë e vitit 2021. Pas saj është renditur shoqja e skuadrës Jennifer Hermoso, me të cilën fitoi Champions League dhe kampionatin spanjoll në vitin 2021, dhe Samantha Kerr (sulmuese e Chelsea dhe Australisë).

FORMACIONI MË I MIRË 2021 (TOP 11 FIFA)
Donnarumma; Alaba, Ruben Dias, Bonucci; Jorginho, Kantè, De Bruyne; Cristiano Ronaldo, Haaland, Lewandowski, Messi.

TRAJNERI MË I MIRË PËR MESHKUJ: THOMAS TUCHEL
Asgjë për të bërë për Roberto Mancinin, i cili për vitin 2021 duhet të “kënaqet” me fitoren në Europian, por që nuk mjafton për të marrë çmimin si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar. FIFA, përmes Arsene Wengerit, i ka dorëzuar çmimin Thomas Tuchel, fituesit të Champions League me Chelsea. Zhgënjim edhe për Pep Guardiolën, teknikun e tretë në garë.

TRAJNERI MË I MIRË PËR FEMRA: EMMA HAYES
Trajnerja e femrave e Chelsea, Emma Hayes, i paraprin Lluis Cortes (trajneri i Ukrainës) dhe Sabrina Wiegman (trajnere e Anglisë). Hayes, në krye të Blues që nga viti 2012, fitoi Premier League vitin e kaluar.

PORTIERI MË I MIRË: EDOUARD MENDY
Edouard Mendy, mbrojtësi ekstrem i Chelsea, fitues i Ligës së Kampionëve, ka rrëmbyer çmimin si portieri më i mirë i vitit 2021. Një befasi e vogël për Gianluigi Donnarumman, i përfshirë në mesin e tre kandidatëve së bashku me Manuel Neuer, por që nuk u shpërblye pavarësisht fitores në Europian me paraqitje të shkëlqyera sidomos në penalltitë e gjysmëfinales dhe në finale.

PORTIERJA MË MIRË: CHRISTIANE ENDLER
Për femra, Christiane Endler e Lionit dhe Kilit është portierja më e mirë e sezonit 2021. Numri 1 i Kilit, që fitoi titullin kampion me PSG-në para se të kalonte te Lyon në verë, i parapriu kundërshtareve Ann-Patrick Berger (Chelsea dhe Gjermani) dhe Stephanie Labbè (Psg dhe Kanada).

GOLI MË I BUKUR (ÇMIMI PUSKAS): ERIK LAMELA
Argjentinasi Erik Lamela fiton çmimin si autori i golit më të bukur të vitit 2021. Çmimi, që mban emrin e një legjende të futbollit si Puskas, i vjen mesfushorit sulmues të Tottenhamit pas golit të mrekullueshëm më 14 mars 2021 kundër Arsenal: një goditje precize me finte. Kryevepra e argjentinasit u preferua para golave të Schick dhe Taremit.

ÇMIMI FAIR PLAY: KOMBËTARJA DANEZE
Njohja si gjesti më i bukur i vitit 2021 nuk mund të mos shkonte për kombëtaren e Danimarkës dhe stafin mjekësor danez, në gjendje t’i shpëtonin jetën Christian Eriksen më 12 qershor 2021, kur futbollisti mbeti viktimë e një infarkti në fushë gjatë ndeshjes së Europianit kundër Finlandës.

ÇMIMI SPECIAL I FIFA-s: CRISTIANO RONALDO
Së fundi, një mirënjohje speciale nga FIFA për Cristiano Ronaldon, për karrierën e tij të paimitueshme dhe për rekordet e tij të shumta.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook