Radar
Noizy këshillon Stresin: Mos u bëj kurban për politikën
Reperi Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj pasi i kanë dhënë fund armiqësisë, duket se tani po përkrahin njëri-tjetrin. Përveç postimeve në Instagram duke promovuar sukseset e njëri-tjetrit së fundmi Noizy i ftuar në “Why?Not” në RTV Ora e ka këshilluar Stresin.
Noizy këshillon Stresin: Mos u bëj kurban për politikën
Pasi rregulluan raportet reperi Noizy ka këshilluar Stresin të mos jetë shumë i përfshirë në politikë, pasi do ketë vetëm probleme.
Reperi Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj pasi i kanë dhënë fund armiqësisë, duket se tani po përkrahin njëri-tjetrin. Përveç postimeve në Instagram duke promovuar sukseset e njëri-tjetrit së fundmi Noizy i ftuar në “Why?Not” në RTV Ora e ka këshilluar Stresin.
‘Stresi merr shumë pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika. Nuk ke nevojë të bëhesh kurban për politikanët se ja ku përfundon. Do i kisha sugjeruar se si artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi,-tha Noizy.
Reperi Stresi dhe Noizy vendosën ta “falnin” njëri-tjetrin në Mars të vitit që lamë pas. Dyshja i lënë pas mëritë mes tyre, ku Noizy u shpreh se nëse s’do jenë shokë, të paktën të mos jenë armiq.