Mix
Nëna vëmendje! A e dini çfarë bën foshnja në bark?

Gjatë shtatzanisë nënat shpesh ndjejnë shumë lëvizje nga fëmija gjatë fazës së tij të zhvillimit. Këto janë lëvizje që shpesh forcohen çdo tremujor të shtatzanisë.
Pjesë e këtyre shqetësimeve janë shkelmat, rrotullimet dhe goditjet, gjithashtu rezulton se një nënë mund të vërejë edhe lemzën e fetusit.
Identifikimi i lemzës të fetusit mund të jetë e vështirë. Megjithatë, një grua mund të vërejë se ndjesia e lemzës është më ritmike se lëvizjet e tjera.
Ndërkaq disa njerëz e kanë përshkruar atë si një tronditje apo ndjesi pulsuese që është e ngjashme me një goditje të muskujve.
Femrat mund të fillojnë të ndjejnë që foshnja lëviz midis javëve 16 dhe 20 ose ndonjëherë më vonë se kjo. Lëvizja e parë fetale quhet ringjallje.
Faktorë të tillë si pozicioni i placentës mund të ndikojnë në atë se sa shpejt një grua ndjen lëvizjen e foshnjës së saj. Pesha e nënës gjithashtu mund të luajë një rol.