Radar
FOTO/ Vajza përlotet nga fjalimi i Erdogan në Tiranë
Eshtë inaugurar sot në Tiranë Xhamia e Et’hem Beut pas një restaurimi që iu bë me një investim të qeverisë turke. Në fjalën që mbajti para qytetarëve shqiptarë që e pritën në shesh, presidenti i Turqisë uroi që faljet në xhami të dëgjohen nga zoti, duke premtuar vepra të tjera të tilla në shërbim të qytetarëve.
“E lus Zotin tim mos na le pa atdhe, pa fe, pa xhami, pa minare, pa dashuri, pa ujë dhe pa ajër” tha Erdoan në fjalën e tij.
Në mesin e qytetarëve që kishin dalë në shesh, ishte edhe një vajzë që duket se është përlotur nga emocionet e fjalimit të Erdogan.