Mix
Evi Reçi sqaron për herë të parë raportin me Flori Mumajesin
Evi Reçi nuk është mjaftuar vetëm me suksesin në fushën e muzikës.
Përveçse një këngëtare e talentuar, Evi është përfshirë dhe në fushën e gazetarisë, ku për një kohë të caktuar ka punuar dhe në Itali.
Gjatë kohës që ishte aktive në muzikë, Evi ka bashkëpunuar shumë me Flori Mumajesin.
Madje, kanë realizuar bashkë dhe një ndër këngët më të famshme që dëgjohet dhe sot, “I ngjan asaj”.
Mirëpo, raporti i ngushtë mes tyre ka bërë që shpeshherë të përflitet se mes tyre të kishte diçka më shumë. Ndonëse, ka qenë e rezervuar për jetën personale, gjatë një interviste, Evi ka mohuar një diçka të tillë.
“Mu desh të shkëputesha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi.
Jam shumë mirënjohëse ndaj Florit. I jam falenderuese për këngët që më ka dhuruar.
Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq. Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur.”, tha Evi.