Lidhu me ne

Radar

“Është dashuria e jetës time”/ Myfarete Laze flet për marrëdhënien me bashkëshortin: Kisha dëshirë që…

“Është dashuria e jetës time”/ Myfarete Laze flet

Këngëtarja Myfarete Laze ishte e ftuara speciale në programin “Dola te Ola” këtë të diel, ku përveç rrëfimit të rrallë mbrëmja u shoqërua edhe me muzikë të mirë të kënduar nga ajo dhe vëllezërit korçarë.

Gjatë programit teksa u shfaq një fotografi me bashkëshortin, Myfaretja tha se ai është dashuria e jetës së saj dhe zbuloi se kanë plot 42 vjet bashkë. Ata janë prindër të dy vajzave të mrekullueshme, dhe janë bekuar edhe me një mbesë.

Këngëtarja zbuloi se ka patur shumë dëshirë që vajzat e saj të këndonin ose të mësonin ndonjë instrument, por ato vetë nuk e kanë dëshiruar diçka të tillë ndaj nuk ka ndodhur.

Ndërkohë për mbesën tregoi se ka filluar të mësojë pianon dhe zbuloi se ka vesh shumë të mirë për muzikë. Një moment shumë i bukur në program ishte kur Myfaretja u surprizua nga mbesa e saj me një videomesazh shumë të ëmbël.

Surprizat për këngëtaren ishin të shumta, pasi teksa ajo nisi të flasë për rëndësinë që ka miqësia në jetën e saj, dy nga miket e saj të zemrës kishin dërguar videomesazhe për të. Bëhet fjalë për Liljana Cingun dhe Alida Hiskun, të cilat e emocionuan këngëtaren me fjalët që kishin zgjedhur për t’i thënë mikes së tyre.

Në fund të programit Myfarete Laze u shpreh e lumtur që ka arritur të vendosë një gur themeli në artin shqiptar, teksa shtoi se pavarësisht vështirësive që ka hasur ndër vite, është munduar të qëndrojë brenda mënyrës së saj të të bërit muzikë dhe herë pas here merr pjesë në aktivitete të ndryshme për të mos i munguar skenës.

Mbrëmja në “Dola te Ola” u mbyll me interpretimin e këngës “Triumfi i jetës” nga Myfarete Laze dhe vëllezërit korçarë, të cilët pas Festivalit ishte hera e parë që e kënduan jashtë asaj skene, duke dhuruar sërish emocione rrëqethëse dhe të pakrahasueshme

MË TEPËR

Kryesore8 orë më herët

Rama firmos “Memorandumin e Kuçit”, 78 mandate të sigurta për PS, “bast” për 88 deputetë

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka hedhur në letrën e tavolinës së një lokali në Kuç të Vlorës,...

Mix9 orë më herët

Cheesecake pa pjekje me luleshtrydhe – E butë dhe kremoze

Veshtiresia E lehtë Koha gatimit 20 minuta (+ 4 orë ftohje) Sugjerohet për: 6 persona Kalori: 200 g biskota100 g...

Mix9 orë më herët

Smoothie për shtim në peshë me banane, gjalpë kikiriku dhe qumësht

Veshtiresia Shumë e lehtë Koha gatimit 5 minuta Sugjerohet për: 1 person Kalori: 700-800 kcal për porcion 1 banane e...

Radar10 orë më herët

Ndërtimi në krizë? Pse Sejko u kufizoi bankave kredinë për banesa

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me disa masa rregullatore për të frenuar kredidhënien për blerje banesash. E trembur nga rritja...

Mix10 orë më herët

Shenjat e Horoskopit që bien në dashuri që në takimin e parë

Zakonisht, ankthi dhe skepticizmi dominojnë takimet e para. Shumica prej nesh mbajnë një shportë të vogël dhe e shqyrtojnë situatën...

Mix11 orë më herët

Nicola Peltz përballet hapur me familjen Beckham: Janë narcistë!

Marrëdhënia midis Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po kalon një nga momentet e saj më...

Kryesore11 orë më herët

Pyetja 6 milionë dollarëshe: A mund të udhëtojë Sali Berisha në SHBA dhe çfarë do të thotë kjo sot?

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është...

Kryesore14 orë më herët

Gazetari amerikan: Berisha mund të udhëtojë në SHBA, e konfirmon DASH

Gazetari amerikan Marc Caputo tha përmes një postimi në rrjetin social X një deklaratë sipas të cilës kryetari ti Partisë...

Radar14 orë më herët

Video/Piskiatria e fushatës. “Zoti solli Edi Ramën”

Kandidati socialist Shkëlqim Bullari ka deklaruar në Elbasan se në vitin 2013, Zoti zbriti Edi Ramën që të ndihmonte Shqipërinë....

Mix1 ditë më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Facebook