Lidhu me ne

Mix

Çfarë ndodh në organizëm nëse konsumoni shumë fiq?!

Fiqtë janë ndër frutat më të veçanta dhe të preferuara të verës.

Gjenden shumë pak në treg vetëm në fillim dhe në fund të kësaj stine.Kjo i bën ata shumë të dëshirueshëm për këdo dhe gjatë kohës kur piqen, konsumohen çdo ditë. Megjithëse në dukje kjo nuk duket si një zgjedhje e keqe, pasi fiku është i pasur në vitamina dhe minerale, konsumimi i tepërt i tyre mund të sjellë disa komplikime në organizëm.

Në këtë artikull ju renditim disa nga efektet anësore negative më të zakonshme që ky frut mund t’ju shkaktojë. Më poshtë gjeni të listuarar të gjitha efektet negative që mund të shkaktojë konsumimi i tepërt i tyre.

Efektet në stomak

Fiqtë janë një burim i mirë fibrash dhe rekomandohen për të zgjidhur shumë probleme në organizëm. Duke filluar që nga konstipacioni deri tek mbipesha.

Gjithësesi pavarsisht të mirave që i dhurojnë organizmit, frutat e ëmbla të verës mund të jenë agresivë ndaj stomakut tuaj. Kjo ndodh pikërisht sepse përmbajnë shumë fibra, të cilat interferojnë në mirëfunskionimin e organizmit.

Duke ju shaktuar ndjesi rëndëse dhe dhimbje të stomakut. Nëse ndjeni dhimbje stomaku pasi keni ngrënë fiq, mjafton të pini disa gota me ujë të ftohtë për t’a qetësuar atë.

Shkakton fryrje

Dhimbja e stomakut nuk është i vetmi problem që shkakton konsumimi i tepërt i fiqve. Ky frut mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh të sistemit tretës, siç janë fryrjet e barkut apo gazrat.

Mënyra më ë mirë për të shpëtur nga ky problem është të konsumoni një sasi të limituar fiqsh deri në 2-3 në ditë. Gjithnjë mos harroni të pini shumë ujë të ftohtë, në mënyrë që të qetësoni çdo efekt që ato mund t’ju japin.

Efektet në lëkurë

Fiqtë janë një ndër frutat më të mira për të kuruar shumë sëmundje kronike të lëkurës.

Kjo pasi përmbajnë sasi të madhe antioksidantësh të cilët frenojnë radikalet e lira. Për rrjedhojë mbajnë rininë dhe shëndetin e lëkurës për vite me rradhë.

Gjithësesi konsumimi i tepërt i tyre mund t’a bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme, e sidomos ndaj diellit dhe rrezeve të dëmshme ultra violet. Duke e bërë lëkurën më të ndjeshme dhe më delikate ndaj diellit, ajo do të ketë tendencën të rrudhet, njolloset dhe plaket më shpejt. Prandaj nëse konsumoni shumë fiq kujdesuni të mbroni sa më shumë nga dielli lëkurën tuaj.

Dëmton sistemin tretës dhe mëlçinë

Një ndër efektet më madhore anësore të fiqve nis nga sistemi tretës.

Kjo pasi duke qënë të pasur me kokrriza të vogla në brendësi të tyre, janë të vështirë për t’u tretur dhe larguar nga trupi. Këto fara mund të jenë të dëmshme edhe për mëlçinë nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Ndikimi në kocka

Konsumimi i tepërt i fiqve ka një ndikim negative edhe në kocka për shkak të okslataeve që janë prezente në këtë frut. Oksalatet janë një lloj kripe që redukton kalciumi në trup, duke dobësuar kështu edhe kockat.

Fiqtë nuk rekomandohet të konsumohen nga personat që vuajnë nga sëmundje të kockave si osteoartriti, apo artriti. Gjithashtu fiqtë janë të dëmshëm për personat që vuajnë nga veshkat, gratë shtatëzanë apo lehonat.

Për shkak të disa mineraleve që përmbajnë të cilat mund të kthehen në një problem për organizmin. Megjithëse çdo organizëm regaon ndryshe ndaj ushqimeve të ndryshme, mundohuni të mos e teproni me sasinë e fiqve që do të konsumoni këtë verë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix13 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix15 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike15 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet16 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix16 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar16 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix16 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix16 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar16 orë më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Facebook