Lidhu me ne

Mix

Ushqimet me kolagjen… për rininë e lëkurës dhe organizmin

Siç dihet ushqimet dhe dieta luajnë një rol shumë të rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë trupit.

Rinia e përjetshme mund të nxitet edhe me anë të ushqimeve të mira dhe të shëndetshme. Kolagjeni është proteina kryesore që rregullon strukturën e lëkurës duke e mbajtur atë gjithnjë të shëndetshme.

Kjo proteinë ndahet në disa tipe të ndryshme të cilat fillojnë e humbin vetinë e tyre teksa mosha kalon. Për  ta ndihmuar trupin tuaj ta riprodhojë sa më shumë këtë proteinë dhe për një kohë sa më të gjatë, disa ushqime do t’ju vijnë në ndihmë. Në këtë artikull ju tregojme një listë me ushqimet më të pasura me kolagjen.

Lëngu i kockave

Procesi i zierjes së kockave dhe përdorimi i lëngut të tyre në ushqime apo supa të ndryshme për t’ju dhënë shije është shumë i përdorshëm në kuzhinë. Lajmi i mirë është që pikërisht ky lëng ndihmon trupin tuaj të riprodhojë sa më shumë kolagjen.

Kjo ndodh sepse kockat janë të pasura më kalcium, magnez, fosfor, kolagjen dhe amino acide të cilat janë të mrekullueshme për trupin.

Mishi i pulës

Mishi i preferuar i të gjithëve, mishi i pulës ndër shumë vlera që i dhuron trupit është i pasur me shumë kolagjen.

Është një nga trajtimet më të mira dhe natyrale që mund t’i dhuroni fytyrës tuaj në mënyrë që të qëndrojë gjithnjë e re. Studiuesit thonë se mishi i bardhë i pulës ndihmon edhe në rigjenerimin e kockave kundër sëmundjeve si artriti.

Të bardhat e vezëve

Të bardhat e vezëve megjithëse nuk kanë në përbërje material lidhës si mishi, janë të pasura me një amino acid të rëndësishëm që quhet prolinë. Ky amino acid ndihmon prodhimin e mirë të kolagjenit në trup për një kohë të gjatë.

Agrumet

Kryefjala e të gjithë agrumeve pa dyshim është se janë të pasura me vitaminë C.

Kjo vitaminë luan një rol kryesor në prodhimin e kolagjenit, ndaj mundohuni të fusni në dietën tuaj sa më shumë limonë, portokalle apo qitro.

Hudhra

Përveç shijes së mirë që hudhra i dhuron ushqimeve tuaja, ndihmon shumë edhe lëkurën.

Kjo jo sepse funksionon si antibiotik, por sepse është e pasur me sulfur që parandalon shkatërrimin e kolagjenit. Gjithsesi nuk është e nevojshme të konsumoni një sasi të madhe, mjafton ta bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme edhe në sasi të vogla.

Domatet

Një tjetër burim i mirë i vitaminës C janë edhe domatet e freskëta. Përveç kësaj, një domate mesatare në përbërjen e saj ka rreth 30% kolagjen.

Ndaj nëse konsumoni dy të tilla në ditë do të merrni një dozë të madhe të proteinës së rinisë.

Perimet jeshile

Spinaqi, lakra, kale apo sallate jeshile janë burime antioksidantësh siç është edhe klorofili.

Sipas ekspertëve pikërisht klorofili ndihmon në prodhimin e kolagjenit në trup në sasi të mëdha me kalimin e moshës. Ndaj mundohuni të përfshini në dietën tuaj të përditshme shumë nga këto perime jeshile për të përfituar një mori vlerash për organizmin.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook