Lidhu me ne

Radar

Endemi, epidemi, pandemi: Ku qëndrojnë dallimet?

Shumë shpresojnë, që virusi të zhduket sa më shpejt të jetë e mundur. Disa virologë janë të mendimit, se ky virus mund të bëhet endemik, pas shfaqjes së Omicronit. Që do të thotë: Ne duhet të jetojmë me të.

Endemi: Kërcënimi i vazhdueshëm

Një sëmundje, e cila shfaqet rregullisht në rajone të caktuara përcaktohet si endemike. Tek një endemi, numri i të sëmurëve mbetet pak a shumë konstant, ai është më i lartë se tek rajonet e tjear, por nuk rritet me kalimin e kohës. Në një kohë të caktuar sëmuret pak a shumë një numër i njëjtë njerëzish. Shembull tipik për endeminë është malarja. Nga kjo sëmundje sëmuren në vit rreth 300 milionë vetë kryesisht në vend tropike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ishte e mendimit që në maj 2020, se virusi i Coronës mund të bëhet një virus endemik. Variantet Omikron dhe Delta treguan, se virusi përshtatet si gripi. Që do të thotë ai është tani mes njerëzimit, dhe në rajone të caktuara do duhet të mësojmë të jetojmë me këtë, sepse ai nuk do të zhduket më.

Epidemia: Vetëm në një rajon

Për një epidemi flitet atëherë, kur një sëmundje shfaqet në mënyrë të pazakontë e shpeshtuar në një rajon në një kohë të caktuar. Kurse pandemia është një epidemi që kapërcen kufijtë e një vendi apo edhe një kontinenti. Kjo do të thotë para së gjithash, që kontrolli i suksesshëm i sëmundjes varet nga bashkëpunimi i sistemeve shëndetësore të vendeve të ndryshme. E kundërta gjeografike e një pandemie është endemia.

Nëse numri i sëmundjeve në një rajon të caktuar ngrihet mbi nivelin normal të pritshëm endemik, atëherë flitet për epidemi. Por nëse rastet e sëmundjeve janë të lokalizuarra vetëm në një vend, flitet për vatër shpërthimi.

Një epidemi krijohet për shembull, kur ndryshon forca goditëse e një virusi të caktuar. Viruset pësojnë mutacione dhe bëhen kështu më infektues. Edhe kur shfaqen sëmundje të reja në një rajon të caktuar mund të kalohet në një epidemi. Kusht për këtë është që sëmundja të transmentohet nga njeriu tek njeriu. Për shembull, sëmundja e lisë, që në fillim të shekullit të 16-të u soll nga pushtuesit europianë të kontinentit në Amerikë. Për shkak se popullsia indigjene nuk kishte qenë kurrë në kontakt më parë me këtë sëmundje, ajo nuk kishte asnjë lloj imunizimi ndaj saj. Sipas disa llogaritjeve, gati 90% e popullsisë indigjene të Amerikës ra viktimë e sëmundjes së lisë.

Pandemia: Përhapje botërore

Kurse kur një sëmundje përhapet përtej vendeve e kontinenteve flitet për një pandemi. Sipas OBSH pandemitë shkaktohen kryesisht nga tipa të rinj virusesh e patogjenësh të tjerë. Këto mund të jenë zoonozat, pra sëmundje që kalojnë nga kafshët tek njeriu. Nëse një sëmundje është e re për njeriun, shumë pak vetë mund jenë imunë ndaj saj. Kjo bën që shumë njerëz sëmuren njëkohësisht. Se sa e rrezikshme apo vdekjeprurëse është ecuria e sëmundjes, varet nga virusi specifik apo gjendja shëndetësore e njeriut.

Por edhe nëse një sëmundje në mënyrë proporcionale në shumicën e rasteve ka ecuri të padëmshme, mundet që numri i të sëmurëve rëndë në një pandemi të jetë shumë i lartë. Kjo lidhet thjesht me atë, që në total janë infektuar shumë vetë me virusin. Një sëmundje tipike që merr përmasa pandemike herë pas here është gripi. Gripi spanjoll në vitin 1918 ka shkaktuar 25-50 milionë viktima, më shumë se në Luftën e Parë Botërore. Por edhe në një pandemi zona të caktuara apo rajone të caktuara mund të mbeten të paprekura prej saj, ishujt apo zonat malore psh. Sot trafiku ajror e shton përhapjen e shpejtë të pandemive.

Nocionet epidemi dhe pandemi lidhet në rast normal me sëmundjet ngjitëse. Por për shkak se këto sinjalizojnë emergjencë dhe duhet të veprohet shpejt, përcaktimet përdoren edhe për sëmundje të tjera jo ngjitëse, si për shembull epidemia e diabetit.

DW

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar1 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix1 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix1 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix1 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix1 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix1 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix1 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal1 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix1 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook