Mix
Beatrix e akuzon se ajo pëlqen Donaldin, Egzona shpërthen në lot
Beatrix Ramosaj ka qenë një mision nga Vëllai i Madh, për të krijuar një situatë dramatike në shtëpi dhe këngëtarja ka zgjedhur Egzonën.
Ajo aludoi se Egzona ka një pëlqim për Donaldin dhe si rezultat ka ndërhyrë shpeshherë në debatet e çiftit.
‘’A të kam thënë unë që mos të rrish me Donaldin?’’,- e pyeti ajo e prerë dhe e nervozuar.
Ky debat vazhdoi dhe u ekzagjerua edhe më tej teksa Beatrix vendosi të provokoi edhe Donaldin duke i thënë: Egzona më tha që të kishte qejf, kështuqë kujdes me shakatë të lutem. ‘’Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë jam future televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër’’,- tha ajo mes lotësh.