Mix
Psikologët: Udhëtimet ju bëjnë më të lumtur se paratë

Shpesh herë, mendojmë që të paturit një kuletë plot me para është lumturia më e madhe që mund të përjetojmë.
Por, psikologët kanë dëshmuar se ndjenjat tona të lumturisë janë në rritje kur blejmë diçka që duam, apo edhe kur udhëtojmë.

Sidoqoftë, ndjenja e kënaqësisë teksa marrim diçka të re, zhduket, kurse ndjenja e aventurës së udhëtimit prodhon hormone lumturie të cilat zgjasin për kohë të gjatë, shkruan Brightside.
Ne mund të lodhemi nga një pajisje e re ose të qëndruarit në makinë, mirëpo çdo kujtim i një aventure të kaluar është burim i një lumturie të vërtetë. Lumturi e cila zgjat një jetë të tërë.
Prandaj, këtë fundjavë udhëtoni nëpër Shqipëri, dhe përjetoni lumturinë.